Futboll Sport

SOUTHGATE MERR LAJMIN E KEQ/ Dëmtohet mesfushori dhe ndodhet në dyshim të madh për finalen me Italinë

24 orë përpara fillimit të supersfidës finale të EURO 2020, mes Anglisë dhe Italisë, në kampin e britanikëve është ngitur alarmi.

Mesfushori i Mançester Sitit, Fil Foden ka lënë stërvitjen për arsye të një dëmtimi në gju dhe është në dyshim të madh për ndeshjen ndaj të kaltërve.

Një lajm i keq ky për Garet Sauthgejt i cili humbet një nga lojtarët më të mirë të kombëtares. Sa i përket formacionit, tekniku britanik nuk ka dyshime dhe do të hedhë në fushë 11-shen që luajti ndaj Danimarkës, me Sakanë, Maunt dhe Stërling në mbështetje të Herri Kejnit.

Nëse Foden do të rikuperohet, do të jetë një armë më shumë në pankinë.

Related posts

INTER NË KRIZË EKONOMIKE/ Presidenti Zhang do të shesë aksionet tek një shoqëri… kineze

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ Pas nëntë vitesh në “Allianz Arena”, largohet mesfushori i Bayern Munich…

Delo.autor

Mediat Franceze e bëjnë fakt të “kryer” Neymar drejt transferimit tek Real Madrid

Q.Autor

Leave a Comment