Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Napoli-Inter.Rezultati 1-1

Ka startuar në orën 20:45 supersfida Napoli-Inter, e vlefshme për javën e 31-të të Serisë A. Sfida pritet të jetë e luftuar pasi të dyja ekipeve u duhet fitorja, teksa zikaltërit kërkojnë të vazhdojnë ecurinë pozitive në krye të kampionatit, ndërsa Napoli është në kërkim të një kualifikimi për në Champions sezonin tjetër.

Antonio Konte i ka kërkuar lojtarëve të tij të qëndrojnë me këmbë në tokë pasi sipas teknikut Italian asgjë nuk ka mbaruar ende sepse janë shumë pikë deri në përfundim të kampionatit. Padyshim një fitore e sotme ndaj një skuadre të fortë si Napoli do të ishte vendimtare për fatet e kampionatit, pasi kalendari i lehtë në vazhdim i zikaltërve e favorizon dukshëm ekipin e Kontes për të arritur te titulli kampion që mungon prej 10 vitesh.

Në kampin tjetër, ekipi i Gatuzos nuk është dorëzuar në luftën për një vend në zonën Champions, teksa humbja e Juventusit ndaj Atalantës ka sjellë buzëqeshjen në shtëpinë e napoletanëve. Në këtë sfidë tekniku italian do të vijë me një mungesë të rëndësishme në sulm si ajo e Lozanos, i cili ka plotësuar numrin e kartonëve.

 

LIVE/ Napoli – Inter 1-1

 

Mbyllet ndeshja

MINUTA 55/ Inter barazon shifrat me golin e shënuar nga Christian Eriksen.

Nis pjesa e dytë

****

Mbyllet pjesa e parë

MINUTA 36/ Napoli kalon në avantazh falë autogolit të realizuar nga Samir Handanovic.

MINUTA 1/ Starton ndeshja

Related posts

ZYRTARE/ Murinjo rikthehet në Madrid, zbulohen detajet e kontratës me Realin

F.autor

MERKATO E BUJSHME/ Atletico Madrid i propozon Manchester City-t shkëmbimin e 70 milionëshave, ja emrat…

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Skënderbeu MBYLL merkaton me dy “GODITJE”, Luftëtarin e mban “peng” një… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment