Futboll Sport

ZYRTARE/ Raste të shumta me Covid-19 të futbollistëve, kampionati italian pezullohet deri në datën 1 maj

Seria B italiane është pezulluar si shkak i rasteve të shumta me Covid-19 në ekipet respektive dhe pritet të fillojë në datën 1 maj.

Shumë ekipe u ankuan për kundërshtarët e tyre me arsyetimin se ata favorizoheshin duke mësuar paraprakisht rezultatet dhe kjo do të ndikonte në renditjen e kampionatit. Teksa ndodhet 4 javë nga fundi i saj, Seria B ka hyrë në fazën e nxehte ku do të mësohen dhe ekipet të cilat do të luajnë në Serinë A vitin tjetër.

Kampionati do të rifillojë në datën 1 maj dhe do të luhen 4 ndeshje brenda 10 ditëve. Kalendar mjaft i ngjeshur për ekipet, por që do të kenë kohë të rigjejnë lojtarët e tyre të cilët mungojnë si shkak dëmtimi ose janë të infektuar me virus.

Related posts

I FRYMËZUAR NGA “PLESHTI”/ ​Kompozitori i famshëm ia dedikon një koncert të tërë Messit

Delo.autor

Milan 1-0 Crotone, notat e lojtarëve. Ajeti më i vlerësuari tek ‘miqtë’ (FOTO)

Q.Autor

“ÇEK I BARDHË” PËR GUARDIOLËN/ Ja shuma marramendëse për merkaton e Manchester Cityt

Delo.autor

Leave a Comment