Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Kukësi-Skënderbeu. Rezultati 0-1

Në orën 16:00 do të startojë sfida Kukësi-Skënderbeu, e vlefshme për javën e 26 të Kategorisë Superiore.

Kukësi tenton kthesën ndaj skuadrës korçare ku e sheh veten 6 ndeshje pa fitore, ndërsa nga krahu e skuadrës korçare dëshirojnë të ruajnë vazhdimësinë, pas fitores së fundit ndaj Apolonisë.

 

LIVE/ Kukësi – Skënderbeu 0-1

Mensah 78′

KOMENTI LIVE:

85’ Mundësi e mirë për Kukësin, me Taipin që lëshon gjuajtje të fortë, por topi përplaset te Eze, i cili ndodhet në pozicion jashtë loje.

78’ GOOOOOL SKËNDERBEU 0-1/ Fantastik Alfred Mensah, i cili pas një kombinimi perfekt ia del ta dërgojë topin në rrjetë dhe të kalojë korçarët në avantazh.

77’ Ndërhyrje e ashpër e Bruno Lulajt ndaj Mensah, arbitri nuk e fal duke e ndëshkuar me karton të verdhë.

75’ Tjetër zëvendësim te Kukësi, largohet nga fusha Dragoshi për t’i lënë vendin Baravikas.

65’ Zëvendësimi i parë te Kukësi, inkuadrohet në lojë Veseli Limaj, i cili i merr vendin Gashit.

62’ Dalje e shpejtë e Skënderbeut, me Elvi Berishën nga e majta, i cili provon me një top për Vangjelin, por e mbyll Kurtiç në momentin e fundit.

55’ Ndërhyrje e parregullt e Kotobellit ndaj Vangjelit. Arbitri e ndëshkon me karton të verdhë.

49’ Korridor i Marës për Berishën, i cili niset me shpejtësi në drejtim të portës, por arbitri akordon pozicion jashtë loje.

45′ Starton pjesa e dytë!

Mbyllet pjesa e parë!

45′ Çfarë rasti për Kukësin, me Ibraimin që pasi merr një top në zonë, gjuan me të majtë, por shikon që t’i ndalet topi mbi vijën fatale nga Sadriu dhe Dajsinani.

43’ Tentativë e fortë e Agim Ibraimit nga jashtë zone, por topi shkon jashtë.

40’ Tjerët mundësi e mirë për Kukësin, më e mira e ndeshjes. Eze merr një top në zonë, rrotullohet bukur, por gjuajtja është shume e keqe dhe përfundon jashtë.

34’ Me fat Skënderbeu! Kotobelli jep një krosim të bukur nga e majta, me topin që shkon te Eze, i cili provon me kokë, por topi shkon ngjitur me portën.

32’ Lëvizje shumë e bukur e Marës, i cili pasi driblon kundërshtarin përballë, gjuan fortë me të majtën, por Tafa është i vëmendshëm dhe largon topin.

22’ Çfarë mundësie për Skënderbeun! Mensah rrëmben një top në mesfushë dhe niset menjëherë në kundërsulm, pason në momentin e fundit për Berishën, i cili gjuan shumë keq me topi që shkon jashtë.

10’ Dominim i Kukësit në këto minuta të para, ku kanë provuar disa herë t’i afrohen portës së korçarëve.

8’ Kundërpërgjigjet Skënderbeu, me Meksin që lëshon një top të bukur për Berishën, por ky i fundit e kontrollon keq në zonë.

5’ Çfarë rasti për Kukësin! Gashin merr një pasim perfekt nga Ibraimi, teksa i vetëm me portierin nuk ia del ta dërgojë topin në rrjetë.

2’ Rrezikon menjëherë Kukësi me Gashin, i cili lëshon një gjuajtje të fortë nga jashtë zone, por Dajsinani i vëmendshëm largon në goditje këndi.

Starton sfida në “Elbasan Arena”!

Related posts

E PABESUESHME/ Fluturoi në Argjentinë me avionin privat të “Pleshtit”, Dybala zyrtarisht nuk luan dy ndeshje

Delo.autor

FLET PËR LARGIMIN E GRIEZMANN/ Simeone sqaron: Është shumë e vështirë të gjesh…

Delo.autor

ËNDËRROJNË TITULLIN/ “Ndizet” optimizmi te Teuta, kërkohet triumfi ndaj Kastriotit

Isa.Autor

Leave a Comment