Futboll Premier League Sport

“ËNDRRAT NUK BLIHEN”/ 2 “rebelët dalin kundër klubeve të tyre për pjesëmarrjen në European Super League (FOTO)

Bruno Fernandez dhe Zhoao Kanselo janë 2 “rebelët” e parë që i kanë dalë kundër klubeve të tyre për pjesëmarrjen në Super Ligën Europiane.

Futbollistët portugezë kanë shpërndarë në profilet e tyre në “Instagram”, një postim të bashkatdhetarit të tyre Daniel Podence, në të cilin tregohet refuzimi i tij për Superligën.

“Topi, kënga, ëndrra. Volei i Zidanit, Solo e Kaka, Liverpuli në Athinë, Ole (Solskjaer) në Barcelonë, ​​Kris dhe Sedorf. Ka disa gjëra që thjesht nuk mund të paguash për to”, është teksti i futbollistit të Uolves, i cili i bashkangjitur një foto të tij nga koha kur luante me Olimpiakosin në Champions.

Ky postim i veçantë i futbollistit të Uolves, është ripostuar nga Kanselo dhe Bruno Fernandesh, duke dalë kështu hapur kundër klubeve të tyre.

Related posts

“ZGJOHET” PAS NJË VITI E GJYSMË NË MERKATO/ Tottenham arrin marrëveshjen me talentin e Premier…

Delo.autor

NDODH EDHE KJO/ Ish-lojtari i Interit bëhet si fëmijë, ‘tek a çift’ për goditjen e dënimit (VIDEO)

F.autor

LEGJENDAT E MILANIT NUK VLEJNË SI TRAJNERË/ Oddo digjet në kohë rekord

Delo.autor

Leave a Comment