Futboll Kategoria Superiore Sport

E TRISHTË/ Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-mbrojtësi i Tiranës…

Futbolli shqiptar në zi! Një tjetër ish-futbollist i klubit bardheblu ka humbur jetën ditën e sotme. Bëhet fjalë për, Sadik Strugën, ish-mbrojtësin e djathtë që mbajti veshur në vitet ’50 fanellën e ekipit më të titulluar në Shqipëri.

Lajmi për ndarjen nga jeta të Strugës, është konfirmuar nga vetë klubi bardheblu nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare.

NJOFTIMI NGUSHËLLUES I TIRANËS:

Klubi i Futbollit Tirana shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të Sadik Struga. Klubi i bashkohet dhimbjes së familjarëve dhe shpreh nderimet për figurën e ish futbollistit i cili dha një kontribut të madh për sportin. Ai mbajti veshur fanellën e Tiranës si mbrojtës i djathtë në vitet ‘50.

Related posts

E BUJSHME/ Atletico gati të shpenzojë një “MAL ME PARA” për “yllin” e PSG-së

Isa.Autor

“JAM NË SHTËPI”/ I uritur për trofe, Ronaldo rikthehet në “pallatin e ëndrrave” (VIDEO)

Delo.autor

“POKER” NDAJ NOVARËS/ Lazio gjysëmfinalistja e parë e Kupës

Delo.autor

Leave a Comment