Futboll Seria A Sport

FITORE RADHAZI DHE MESATARE PIKËSH REKORD/ “San Siro” një fortesë për Inter-in edhe kur nuk ka tifozë

Interi fluturon në “San Siro” pikërisht në sezonin kur nuk ka tifozë. Një paradoks i vështirë për t’u shpjeguar, edhe pse populli zikaltër fiton prej vitesh titullin e prezencave dhe kështu mund të thuhet që skuadra e Kontes është më e penalizuara. Godet fakti që, Milani kundër Xhenoas forcoi stadiumin pas vetëm gjashtë ndeshjesh pa fitore (përfshi Ligën e Europës) dhe në 10 ndeshjet brenda fushe në kampionat për 2021-shin ka grumbulluar vetëm 11 pikë.

EFEKT BUMERANG – Pas një starti me çalim (sukses rokambolesk me Fiorentinën, humbje në derbi dhe 2-2 me përmbysje ndaj Parmës), Interi ka fituar 12 ndeshjet e radhës në “San Siro” duke shënuar 32 gola dhe pësuar vetëm 8. Dhe seria mund të thuhet që është në 13, duke konsideruar fitoren 3-0 në derbin e 21 shkurtit, që teknikisht ishte në transfertë. Normalisht që pas këtij rendimenti qëndron soliditeti i skuadrës, që përpara dy barazimeve ndaj Napolit dhe Specias “fluturonte” edhe larg Milanos. Po ashtu siç mund të qëndrojë fakti që tifozët (mesatarisht 65.800 prezenca vitin e kaluar, përpara karantinës në mars) shpesh japin shtysë, por ndonjëherë krijojnë edhe një efekt bumerang kur ndeshja nuk vendoset në binarët e duhur. Në një ndeshje pa tifozë edhe përqendrimi është më i lartë dhe nëse është e vërtetë që me stadiumet e mbyllura faktori fushë është bërë gjithmonë e më relativ, mbetet fakti që evitimi i udhëtimeve dhe grumbullimeve, plus mbajtja e referimeve sa në fushë po ashtu edhe në dhomat e zhveshjes mbetet avantazh.

KATËR NGA GJASHTË – Me dy suksese të tjera kundër Veronës dhe Sampdoria, skuadra e Kontes do të mposhtte rekordin e asaj të Leonardos, që në vitin 2011 në “San Siro” regjistroi 13 fitore radhazi përpara se të humbiste derbin e parakalimit në krye. Kalendari mes të tjerash i jep një dorë, meqenëse në gjashtë javët e fundit Interi luan në “Meazza” edhe kundër Romës dhe Udineze, ndërsa transfertat janë ndaj Krotones dhe Juves.

Related posts

SKEMA PERFEKTE E PARTIZANIT/ Shikoni momentin e dyshimtë te golit i anuluar në pjesën e parë (VIDEO)

Delo.autor

U BLE NË MERKATON E VERËS/ Vetëm dy ndeshje në formacion, mesfushori bëhet çështje te Bayern

Delo.autor

NUK DI TË NDALET NË KATAR 2022/ Italia e Mancinit theu mallkimin 55-vjeçar ndaj Bullgarisë

Delo.autor

Leave a Comment