Futboll La Liga Sport

MBI TË ARDHMEN E KLUBIT TË BARCELONËS/ Trajneri Koeman: Jam takuar me presidentin Laporta, është ai që vendos…

Trajneri i Barcelona-s, Ronald Koeman, ka folur për të ardhmen e klubit në prag të ndeshjes së kampionatit që katalanasit do të luajnë kundër Valladolid në Camp Nou.

“Kemi shfrytëzuar pauzën për t’u takuar me presidentin dhe stafin e tij, për të folur për këtë sezon dhe atë të ardhshmin, për atë që mund të jetë e rëndësishme për të ardhmen. Megjithatë, nuk do të flas për lojtarë që nuk janë tanët”, ka thënë Koeman.

Në lidhje me mundësinë e Barcelona-s për të marrë një yll verën e ardhshme, trajneri holandez ka theksuar se “nuk e di nëse është e mundur të merret një lojtar i madh ose jo. Kemi folur për blerje, por është presidenti që vendos, jo unë”.

Related posts

SKANDAL NË SERBI/ Goli “hajdutçe” në sfidën Metalac-Batcka sjell grushta e shkelma

Delo.autor

LARGIMI I “JASHTËTOKËSORIT” NGA BARCELONA/ Sulmuesi “anonim” kërkon fanellën me numrin 10

Delo.autor

Stadiumi Olimpik i Kievit përgatitet për finalen e Champions-it (Foto)

Sadik.Autor

Leave a Comment