Bundesliga Futboll Sport

MBI TË ARDHMEN E TALENTIT NORVEGJEZ/ Agjenti Raiola: Nuk jam dakord me Dortmund për Haaland

Pas takimit me Barcelonën dhe Real Madridin ditët e fundit në Spanjë, Mino Raiola në këto orë është kthyer për të folur për të ardhmen e Erling Haaland për të shprehur zhgënjimin e tij me strategjitë e Borussia Dortmund, pronar i kartonit të sulmuesit norvegjez:

“Zorc (drejtori sportiv i Dortmund) na tha që Borussia Dortmund nuk ka ndërmend të shesë Haaland gjatë verës.

Unë e respektoj mendimin e tyre, por kjo nuk do të thotë se edhe unë jam dakord me Borussia. Nuk ka luftë mes nesh. Lëvizjet e mia në Spanjë? Ata flasin një tufë marrëzirash, por mua nuk më intereson.

Unë kurrë nuk do të flas për negociatat me mediat. Unë flas për këtë vetëm me lojtarët, me familjet e tyre dhe me klubet e tyre përkatëse”, deklaratat e agjentit të njohur për transmetuesi gjerman Sport1.

Related posts

IDENTIFIKON OBJEKTIVIN PARËSOR/ Barcelona e gjen në Francë pasuesin e Luis Suarez, gati oferta

Delo.autor

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Partizani-Teuta. Rezultati 2-1

Delo.autor

Griezmann shfaqet në konferencën për shtyp me flamurin e Uruguait. Arsyeja

Isa.Autor

Leave a Comment