Formula 1 Sport Të tjera

ËSHTË ZYRTARE/ Formula 1 konfirmon edhe dy pista të tjera në kalendar (FOTO)

Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit ka konfirmuar edhe dy gara të tjera në kalendarin e saj provizor për botërorin 2020 të Formula 1. Pas 8 garave të para, sot ka ardhur konfirmimi për garën e 9-të dhe atë të 10-të.

Gara e nëntë do të zhvillohet në pistën italiane të Mugello, më 13 shtator. Kjo garë përkon edhe me garën nr.1000 të Ferrarit në Formula 1, që praktikisht do ta zhillojë atë në pistën e saj. Ndërsa gara e 10-të do të zhvillohet më 27 shtator, në Sochi, Rusi.

Për shkak të situatës aspak të mirë në Portugali, gara e planifikuar për t’u zhvilluar aty, në pistën e Portimao, ende është në dilemë. Po ashtu në dilemë edhe garat jashtë Europës, ato që mund të zhvillohen në Lindjen e Mesme apo Azi.

Related posts

BOTËRORI 2022/ E pazakontë në Suedi-Kosovë, gjyqtarit nuk i shfaqen pamjet në ekranin e VAR-it për 5 minuta (VIDEO)

Delo.autor

ÇMENDURIA E MERKATOS/  PSG-ja ofron 325 milionë euro për të transferuar dyshen e BARÇËS

Isa.Autor

RASTËSI APO JO? Tetori dhe Laçi “hanë” trajnerët e Tiranës…

F.autor

Leave a Comment