Futboll Kategoria Superiore Sport

MBYLLET JAVA E 29/ Vllaznia dhe Partizani kryesojnë me pikë të barabarta. Teuta zbret e treta në “luftën” për titull

Është mbyllur dhe java e 29-të e Kategorisë Superiore, ku nuk kanë munguar dhe surprizat me Teutën e cila i lëshon fronin Vllaznisë dhe Partizanit.

Vllaznia dhe Partizani kryesojnë kampionatin me kuotë të barabartë pikësh, 53. Humbja ndaj Tiranës e zbret Teutën në vendin e tretë me 1 pikë më pak se kryesueset.

Ndërkohë Laçi me barazimin ndaj Kastriotit humbet shansin e artë të fitojë terren në renditje teksa ndodhet në vendin e 4-ët në kuotën e 49 pikëve.

Skuadra e cila fiton terren është Tirana, e cila mban vendin e 5-të në renditje në kuotën e 46 pikëve duke hyrë seriozisht në garë për titull dhe ngushton diferencën me Laçin në vetëm 3 pikë.

Kukësi pas humbjes së thellë ndaj Partizanit qëndron në vendin e 6-të në kuotën e 36 pikëve.

Ndjek Kastrioti me 5 pikë diferencë nga verilindorët, ndërsa Bylisi pas fitores me Apoloninë shkëputet 6 pikë nga Skënderbeu i vendit të 9-të.

Apolonia mbyll renditjen në vendin e fundit në kuotën e 17 pikëve.

Related posts

CONFERENCE LEAGUE/ Kabral ndëshkon Partizanin me një finte, por gjyqtari ndërhyn dhe… (VIDEO)

Delo.autor

Trajneri i Napolit i “çmendur”, kërkon transferimin e yllit të Premier League në “Stadio San Paolo”

Q.Autor

GREZDA I BËRI PËR VETE/ Tifozët e duan titullar në ndeshjen e radhës të Rangers

Isa.Autor

Leave a Comment