Gossip Sport

“MË MUNGON SHUMË ZEMËR”/ Aktorja shqiptare publikon mesazhet me futbollistin afrikan: Njihuni me të dashurin tim…

Adriana Matoshi duket më e lumtur se kurrë krah të dashurit të saj afrikan, Keith Groeneveld.

Aktorja dhe futbollisti, i cili është 19 vite më i ri, publikojnë shpesh imazhe dhe video në rrjete sociale nga koha që kalojnë bashkë.

Së fundmi, Adriana vendosi t’i bashkohet sfidës së njohur në “TikTok”, për të publikuar mesazhet me të dashurin.

“Njihuni me të dashurin tim. Bukuri; Më mungon shumë zemër; A je mirë zemër; Të dua; Më mungon çmendurisht shumë tani; Ne e bëjmë njëri-tjetrin të fortë; Jam i lumtur me ty. Ti më bën t’i kuptoj gjërat; Dua të të përqafoj; Hahahaha zemër; Natën e mirë ylli im; Zoti të bekoftë”, janë disa nga mesazhet që Keith i dërgon partneres së tij.

Para pak kohësh, teksa disa ndjekës i vinin në dukje Adrianës faktin se po plaket, Keith i komentoi partneres së tij me emojin e një unaze prej diamanti, duke e propozuar për martesë.

Dhe përgjigja e Adrianës ishte: “PO!”.

Nuk dihet ende nëse martesa është në planet e afërta të çiftit, megjithatë, ata po e shijojnë shumë romancën krah njëri-tjetrit.

Adriana është nënë e katër fëmijëve, më i madhi nga të cilët është 20 vjeç. Ajo ka treguar më parë se të katërt e kanë pritur mirë lidhjen e saj dhe se e kanë mbështetur.

Related posts

NUK HARRON TË KALUARËN/ Buffon: Juventus doli e fituar nga ai transferim

Delo.autor

U DËNUA ME KARTON TË KUQ DHE PËSOI DËMTIM NDAJ INTER/ Ylli i Napolit mbyll vitin jashtë fushave, ja kur do të rikthehet…

Delo.autor

E MBANI MEND JERMEY MENEZ? Ish-futbollisti i Milanit e kalon natën me prostituta (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment