Futboll Kategoria Superiore Sport

“KY VIT DO TË JETË NDRYSHE”/ Sulmuesi Mensah: Zërat e merkatos më penalizuan sezonin e fundit

Kur mbetet edhe diçka më shumë se një javë nga nisja e përgatitjeve për sezonin e ri, duket se gjithçka po fillon të bëhet gati pak e nga pak. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për përgatitjet për sezonin e ri dhe fazën përgatitore, por edhe për pritshmëritë që lojtarët kanë për kampionatin e ardhshëm. Në kushte të tilla, pasi mbyllën një vit të vështirë, tashmë pritet që të kërkojnë ndryshim katërcipërisht nga sezoni i vjetshëm. I këtij mendimi duket se është ganezi Alfred Mensah. Sulmuesi kryesor i Skënderbeut në një prononcim të dhënë për gazetën “Panorama Sport”, bën analizën e sezonit të kaluar dhe më pas flet për pritshmëritë e tij për të ardhmen.

“Mbyllëm një sezon të vështirë që në disa raste na u duk më i komplikuar se kurrë. Kaluam momente jo të qeta dhe për këtë kemi vuajtur shumë. Mund të them se arritja e objektivit final na lehtësoi disi dhe na dha siguri edhe ne lojtarëve të rinj që nuk kishim shumë eksperiencë. Këtë vit ka për të qenë ndryshe. Këtë e them me bindje. Pavarësisht se nuk e kemi parë nga afër grupin e ri me ndryshimet që janë bërë, kam bindjen se do të jetë një tjetër sezon, me të tjera rezultate. Boshti është këtu, i gjithi i sezonit të kaluar me vetëm dy-tri lëvizje. Kemi arritur të njohim mirë forcën tonë dhe dimë se sa mundësi kemi, prandaj duhet të bëjmë shumë më shumë”, theksoi Mensah.

MERKATO – Më pas sulmuesi u ndal edhe te dritarja e merkatos, veçanërisht tek ajo e janarit ku ishte në vorbullën e largimit nga Skënderbeu pas disa ofertave konkrete nga kampionate të tjera. Mensah pranon se për një moment ka menduar shumë largimin, por më pas është kthjelluar psikologjikisht dhe tani mendon vetëm për Skënderbeun. “Ka qenë një moment merkaton e kaluar që isha drejt largimit nga Skënderbeu.

Kishte disa interesime dhe mendja ime rrinte vetëm atje. Pata një bllokim psikologjik, sepse mendoja për merkaton dhe për të kaluar në një kampionat tjetër dhe kjo më penalizoi disi për pak kohë. Më pas erdhi Memelli dhe më sqaroi se si qëndronte puna, dhe se duhet të fokusohesha vetëm në fushë. Atje e kuptova si funksionon. Tani mendoj vetëm për Skënderbeun. E di që drejtuesit do të bëjnë gjithçka që duhet dhe mbetet në dorën e tyre për sa kohë kam një kontratë”, mbylli prononcimin Mensah.

Related posts

KATAR 2022/ Gafë e pafalshme e Gjimshitit, Mount mposht portierin Berisha me një parabolë (VIDEO)

Delo.autor

KISHTE TË DREJTË/ Spalletti komenton gjestin e Mourinhos: “Nëse e ngacmoni një LUAN…”

Isa.Autor

Pogradeci-Tirana/ Dhuratë nga mbrojtja, Ngoo kalon në avantazh bardheblutë

Q.Autor

Leave a Comment