Futboll Premier League Sport

“MOURINO DEL KUNDËR LOJTARËVE TË TIJ”/ Mesfushori Pogba “shpërthen” ndaj portugezit: Dikur kisha një…

Pol Pogba u transferua tek anglezët e Mançester Junajtid në verën e vitit 2016 për një  shifër rekord prej 96 milion eurosh.

Në atë kohë trajner i “djajve” ishte Zhoze Murinjo, me të cilin mesfushori francez arriti të krijonte marrëdhënie shumë të mira, por më pas gjithçka u shua teksa Pogba përfundoi në lojtar stoli në skuadrën e Murinjos.

Në një intervistë për “Sky Sports”, Pogba u ndal të fliste për Murinjon dhe rrëfen si krisi marrëdhënia e tyre.

“Dikur kisha një marrëdhënie të shkëlqyeshme me Mourinjon, por akoma nuk e kuptoj se çfarë ndodhi. Kjo është situata e çuditshme që pata me Mourinjon dhe nuk mund t’ju shpjegoj asgjë sepse as unë nuk e di se përse më la në stol dhe u soll ashtu me mua.

Marëdhenia që kam tani me Solksjaer është ndryshe sepse ai nuk del kundër lojtarëve të tij ashtu si bën Murinjo. Ndoshta Ole të lë jashtë formacionit, por nuk është se ai pretendon sikur ti nuk ekziston më. Ky është ndryshimi midis Mourinjos dhe Solskjaer”, u shpreh  ashpër mesfushori francez.

Related posts

Serie A/ Cagliari i kërkon falje Blasie Matiudi për koret raciste

Q.Autor

Toni Kroos: Titulli i 4-t i Champions League do të ishte i frikshëm

Sadik.Autor

NGA REAL MADRITI TE GODITJA NDAJ ARBITRIT/ Kush është heroi që shtangu Argjentinën

F.autor

Leave a Comment