Futboll Sport

NGA REAL MADRITI TE GODITJA NDAJ ARBITRIT/ Kush është heroi që shtangu Argjentinën

Emri i Salem Al-Davsarit do të mbahet mend gjatë jo vetëm në Arabinë Saudite për të cilët ishte tashmë një hero, por edhe në Argjentinë.

Sulmuesi që vulosi fitoren e të tijve përballë Mesit me shokë do të jetë për shumë kohë makthi i amerikano-jugorëve, mbi të gjitha nëse goli i tij do të jetë vendimtar në rrugëtimin e tyre në këtë Botëror. Por kush është protagonisti që e njohin si Mesi i Arabisë?

KARRIERA – Al-Davsari u paraqit para botës me një profil të ulët që e ka karakterizuar gjithmonë, por në vendlindje është një legjendë prej vitesh. Ai luan për Al Hilal dhe ka fituar Champions League-ën aziatike në 2019-ën dhe 2021-shin.

Dy kampionate vendëse i shtojnë krenarinë, ashtu si e vetmja ndeshje e tij kur ishte i huazuar te Vijareali në 2018-ën ndaj Real Madridit. Ishte ndoshta ndeshja e tij më e rëndësishme në karrierë, të paktën deri dje, kur ai gol, përveç peshës, i përkiste një skene madhështore. Në fakt ai kishte realizuar edhe në Botërorin e 2018-ës përballë Egjiptit, po këtë herë jehona ishte shumëfish më e madhe.

GJOBA – Ai ka dhjetë vjet që luan për kombëtaren dhe ka qenë gjithmonë një forcë lëvizëse. Falë tij dhe Al-Shehrit, protagonistit tjetër të ditës, Arabia Saudite po ëndërron. Por një nga njerëzit më të disiplinuar të kombëtares nuk ka qenë gjithmonë i tillë, pasi tri vite më parë, Al Hilal e gjobiti me pagën e një muaji.

Një tentativë për të goditur arbitrin me kokë në një derbi kundër Al Naserit, i përjetuar shumë si i lindur dhe i rritur në Rijad, u shoqërua më pas edhe nga një ndjesë para skuadrës, pasi ai konsiderohet flamuri i saj. E që nga dje, sigurisht që është edhe flamuri i të gjithë sauditëve.

Related posts

PASOJAT E DËNIMIT NGA UEFA/ Skënderbeut i Shehit “skeptik”, ka ende vend për më mirë

Isa.Autor

ZYRTARE/ Cristiano firmos me Livornon në Serie B (FOTO)

Isa.Autor

“OHHH, GOLI I JETËS”/ Komentatori epik mes lotësh përshkruan “dramën” e Ajaxit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment