Futboll Sport

“NA MUNGOI 2 JAVË”/ Trajneri i Legias: Muçi bën shumë shaka, për të luajtur më tepër duhet…

Trajneri i Legias së Varshavës, Czeslav Miçnieviç, është shprehur se talenti shqiptar, Ernest Muçi duhet të jetë i durueshëm, pasi edhe moment ii tij do të vijë.

Në konferencë për mediat, tekniku polak, është shprehur se Muçi po ambientohet pak nga pak, duke shtuar më tej se po e njeh më mirë skuadrën dhe thotë se bën shumë shaka me shokët e skuadrës.

“Muçi duhet të presë shansin e tij, të vazhdojë të punojë shumë. Ka qenë për dy javë me ekipin kombëtar dhe nuk ka qenë me ne. Ka munguar me ekipin për këto dy javë. Do vijë edhe momenti i tij, sepse është një futbollist i ri. Duke e parë atë çdo ditë në stërvitje, e shikoj që ai tani është më lirshëm me shokët e skuadrës, flet më kollaj, bën shaka shumë, e njeh secilin lojtar në emër dhe në pseudonim. Sigurisht që ne do e ndihmojmë atë. Ai do të jetë gati, do të marrë më shumë minuta në vazhdim. Jam i bindur që do rritet me ekipin tonë, por duhet të jetë i durueshëm.”, tha Miçnieviç

Related posts

Nuk përmbush detyrimet ndaj UEFA-s, Milan “jashtë” Europa League

Sadik.Autor

VAJZA E BONUCCI-T LIND NË NJË DITË ME RONALDON/ Emri i saj shumë i njohur në Shqipëri (FOTO)

Delo.autor

Ish-ylli i Arsenalit: E urrej atë skuadër, veç pse është trajner Wenger

Q.Autor

Leave a Comment