Futboll Seria A Sport

NAPOLI PRET INTER NË FUNDJAVË/ Arma sekrete e Gatussos do të jetë një ish-“Zikaltër”, ja emri…

Napoli-Inter do të jetë super sfida e javës së 31-të në Serinë A, teksa dy skuadrat do të matin forcat ditën e diele në orën 20:45.

Në kampin zikaltër euforia për titullin është e madhe, teksa kanë arritur të marrin 11 fitore në po aq ndeshje të luajtura në javët e fundit. Në krahun tjetër situata paraqitet më ndryshe. Objektivi madhor i napolitanëve javët e mbetura është të sigurojnë një vend për zonën Champions vitin tjetër.

Ndaj Interit do të tentohet me çdo kush fitorja dhe për këtë trajneri Gatuzo ka menduar të hedhë në fushë nga minuta e parë një ish-zikaltër. Mateo Politano i cili u transferua janarin e kaluar tek Napoli do të jetë arma sekrete e Gatuzos për këtë ndeshjes.

Sulmuesi Italian e njeh mjaft mirë Interin dhe pritet tu hapë problem në sulm zikaltërve. Ndërkohë sipas mediave në Itali nga minuta e parë do të jetë dhe mbrojtësi shqiptar Elseid Hysaj, i cili do të zëvendësojë Mariu Ruin në krahun e tij.

Related posts

Në MADRID “harrojnë” RONALDON: Nuk ka rëndësi kush fiton Champions, MESSI është më i…

Isa.Autor

ZBULON SEKRETET E TIJ TË PUNËS/ Mourinho rrëfen: Ja çfarë duhet për të fituar tripletën

Delo.autor

U shpall kampion bote me 8 vida në kavilje, nuk i heq nga frika prej 12 vitesh

Q.Autor

Leave a Comment