Futboll Kategoria Superiore Sport

NDËRHYRJA “HORROR” E XHIXHËS/ Lojtari i Bylisit rrezikon…

Ballshiotët kanë mbyllur përgatitjet për sfidën me Apoloninë dhe më pas skuadra është grumbulluar. Stafi i Bylisit ka qenë në alarm ketë javë sepse disa nga titullarët kanë pasur shqetësime nga dëmtimet e pësuar në ndeshjen e fundit me Laçin. Loran, Antoni apo Nebihu u dëmtuan nga ndërhyrje të rënda gjatë ndeshjes po ashtu edhe Pano Qirko ka pasur hematoma.

Por, më rëndë e ka pësuar Kreshnik Nebihu i cili edhe pse u duk sikur fillimisht nuk kishte probleme, klubi e ka çuar lojtarin për kontroll në disa klinika në Fier, Vlorë e Tiranë dhe lojtari duket se nuk ja ka dalë dot. Me shumë gjasa e ka mbyllur këtë sezon. Me Apoloninë pritet që të mos jetë në fushë, por siç kanë pohuar mjekët lojtari nga dëmtimi i rëndë që ka marrë nga ndërhyrja e Xhixhës në Laç, ku lojtari kurbinas nuk u ndëshkua as me karton të verdhë, ka bërë që Nebihu me gjasa ta mbyllë sezonin para kohe.

Mesfushori kosovar luajti si titullar në javët e fundit dhe ishte në një formë mjaft të mirë. Dëmtimi i tij në këtë moment kulminant të sezonit shqetëson jo pak stafin dhe klubin mallakastriot, që sot luan një ndeshje të rëndësishme ku përballë ka një rival për mbijetesë. Megjithatë, alternativat nuk mungojnë në Ballsh, ku Ujka dhe Desançiç janë më të mundshmit për ta zëvendësuar. Gjithashtu gati për Apoloninë janë Hadroji dhe Kojiç. Trajneri Dovedan ka punuar shumë me skuadrën këtë javë, ku priten edhe disa ndryshime në formacion.

Related posts

PLAS TE DINAMO/ Debatoi me drejtorin, pezullohet titullari i rëndësishëm i bluve

F.autor

PËRBALLJA NDAJ SALZBURG/ Ja si mund të eliminohen “Të Kuqtë” nga Champions

Delo.autor

NDRYSHIME NE FSHF/ Një TIFOZ ULTRAS në krye të Marrëdhënieve me Publikun

Isa.Autor

Leave a Comment