Futboll Sport

E BUJSHME/ Projektohet krijimi i Super Ligës Ballkanike, do jenë 3 skuadra nga Kategoria Superiore

Pasi dështoi Super Liga Europiane, e cila u shkatërrua ende pa filluar mirë, tashmë ka nisur të përflitet për krijimin e një tjetër kompeticioni, me të njëjtën formulë.

Këtë herë bëhet fjalë për Super Ligën Ballkanike. “Gazeta Olle” raporton se po mendohet krijimi i këtij kompeticioni, ku do të marrin pjesë 32 skuadra, të gjitha nga Ballkani, të cilat do të ndahen në dy divizione. Sipas medias kosovare, në Kroaci po mendojnë për krijimin e kësaj lige, ku do të merrnin pjesë 3 skuadra.

Bëhet fjalë për Partizanin, Tiranën dhe Kukësin. Ndeshjet janë menduar të zhvillohen me sistem vajtje-ardhje, ku katër skuadrat e fundit të divizionit të parë bien në të dytin, ndërsa katër skuadrat e para të divizionit të dytë ngjiten më lart.

Related posts

LATIFI HERO I PUSKAS AKADEMI/ Kualifikon ekipin me 3 golat e tij

F.autor

DO TË LUHET NË STADIUMIN E ATLETICOS/ Ja çmimet e “çmendura” të biletave për finalen e Championsit

Delo.autor

AKUZOI PRESIDENTIN PËR MOSDHËNIE TË PAGAVE/ Lojtari i Lazios: Bëra një budallallëk, nuk ishte momenti i duhur

Delo.autor

Leave a Comment