Futboll Seria A Sport

“LUFTA” PËR ZONËN CHAMPIONS/ Inter kampion më 9 maj, shikoni sa pikë u duhen “Zikaltërve”

Pas suksesit 1-0 ndaj Kaljarit, ndonëse shumë të vuajtur, Interi konsolidon dhe madje vë njërën dorë te titulli kampion. Kur kanë mbetur vetëm 8 ndeshje nga fundi dhe me një avantazh prej 11 pikësh nga Milani dhe 12 nga Juventusi, skuadrës së Antonio Kontes do t’i mjaftonin 13 pikë nga 24 të mundshmet në takimet e radhës ose e thënë ndryshe, 4 fitore dhe 1 barazim, më shumë se sa të arritshme në pesë javët në vazhdim.

Fakti që Interi ecën me një mesatare prej 2.47 pikësh për ndeshje dhe me Napolin në sfond, Konte mund t’i lejojë vetes të bëjë llogari ndaj të kaltërve. E rëndësishme është të mos humbë, sepse qoftë edhe me një barazim në stadiumin “Diego Armando Maradona”, gjithçka do të ecte sipas planeve për milanezët, pasi në katër ndeshjet pasuese, Specia, Verona, Krotone dhe Sampdoria më 9 maj, asnjëra prej tyre nuk duket se tremb “tankun” e Antonio Kontes dhe pikërisht në stadiumin “Marasi” mund të vijë edhe festa e madhe e titullit numër 19 në histori, që do të rikthehej në “Apiano Xhentile” pas 11 vitesh. Nëse gjithçka shkon sipas planit, Interi pretendon që të shkojë si kampion Italie në ndeshjen me Romën më 12 maj apo akoma më shumë në Torino, kundër Juventusit më 16 maj.

ZONA CHAMPIONS – Por, ndërsa për titullin kampion duket një histori e mbyllur, ndonëse jo matematikisht, është zona Champions ajo që pritet të ndezë një zjarr të madh është lufta për Europën dhe për milionat e Ligës së Kampioneve. Aktualisht janë 6 skuadra të grupuara në 9 pikë, me Milanin që duket në pozitën më komode për momentin. Kuqezinjtë duhet pikësëpari të mposhtin faktorin “San Siro”, ku nuk fitojnë prej 2 muajsh dhe aty ku do të presin dy ndeshjet e radhës, Xhenoan e Sasuolon, jetike për blindimin e katërshes së parë. Ndërkohë, Juventusi dhe Atalanta që ndjekin do të përballen këtë fundjavë në “Bergamo” duke u dhënë një panoramë më qartë këtyre pozicioneve, me dy ekipet e vendit të tretë e të katërt që ndahen nga vetëm 1 pikë (62 Juvja, 61 Atalanta). Nga ky duel do kërkojnë të përfitojnë Napoli 59 pikë, plus dy romanet, Lacio 55 dhe Roma 54 pikë, të cilët nuk duan të dorëzohen për të provuar një pozicion mes katër të parave.

Related posts

PRAPASKENAT TEK PARTIZANI/ Zbardhet kushti i klubit për t’u hequr gjobën lojtarëve

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Mourinho me mendim ndryshe nga të tjerët: Me kamera, stadiumi nuk do të jetë kurrë bosh!

Delo.autor

I JASHTËZAKONSHËM/ Daniel James “shtang” Southampton me një super gol, ja “magjia” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment