Futboll Seria A Sport

“OBJEKTIVI? NE PO LUAJMË QË TË JEMI TË PARËT”/ Mesfushori Bennacer: Çdo ndeshje në vazhdim duhet të jetë si e fundit për ne

Me ardhjen e tij, Milani ka fituar një siguri që i mungonte në mesfushë, behët fjalë për mesfushorin maroken, Ismael Bennacer, i cili ka arritur të shndërrohet në një lojtar kyç tek kuqezinjtë.

Dëmtimi e ndali për një periudhë të gjatë, dhe kuqezinjtë e ndjenë shumë mungesën e tij në mesfushë, por tani është rikthyer më i fortë se kurrë dhe me ambicie të mëdha. Mesfushori 23 vjeçar,  u ndal në një intervistë për “Sky Sports”, ku foli për objektivat e Milanit dhe të ardhmen e tij.

Milani
: “Ka kaluar një kohë e gjatë që kur nuk jam ndjerë kaq mirë. Janë 10 ndeshje për tu luajtur dhe unë, si të gjithë shokët e tjerë të ekipit, do të jap 200%. Këto janë hapat e fundit për të arritur diçka të madhe. Ne duhet të jemi krenarë për atë që po bëjmë, por ka ende 10 ndeshje deri në fund të majit dhe nëse nuk bëjmë mirë të gjithë do të hedhim poshtë gjithçka që kemi bërë më parë. Çdo ndeshje në vazhdim duhet të jetë si e fundit për ne”.

Objektivi: “Ne po luajmë që të jemi të parët, jo të dytët apo të tretët. Ne duam të arrijmë më të mirën që mundemi dhe pastaj do të shohim se ku do të përfundojmë”.

Ibrahimoviç: “Të gjithë e njohin atë, mentalitetin e tij. Ai është një fitues. Nuk e kishim këtë përvojë që ai solli me vete. Është mirë për ne lojtarët e rinj sepse jemi përmirësuar me ardhjen e Ibrës. Tani duam të fitojmë ashtu si ai dëshiron të fitojë”.

E ardhmja: ”Unë e dua futbollin italian, më pëlqen shumë se si luajnë dhe jam përmirësuar shumë këtu. Unë jam një sfidues, kështu që mbase do të duhet të provoj një kampionat tjetër në të ardhmen, por tani për tani jam mirë në Milano, kemi një projekt në vazhdim dhe jam i lumtur që jam këtu”.

Related posts

DERBI I LONDRËS/ Lacazette i jep “shpresë” Arsenalit, ja “perla” (VIDEO)

Delo.autor

RREZIKON BURGUN/ RONALDO tepër i madh për t’u RRËZUAR, por “shfaqja” sapo ka nisur

Isa.Autor

E BUJSHME/ 75 milionë euroshi thyen paktin me Barcelonën, ja me çfarë e joshi PSG-ja

Delo.autor

Leave a Comment