Futboll Sport

PARASHIKIMI/ Ja si ndryshojnë kombëtaret në Europian pa lojtarët që përjashtohen…

Po me Europianin çfarë do të ndodhë? UEFA ka reaguar hapur për refuzimin e formatit të ri të Super Ligës së Europës, i cili tashmë është një realitet. Reali i Madridit, Barcelona, Atletiko, Milan, Juventus, Inter, Arsenal, Mançester Junajtid, Mançester Siti, Çelsi, Liverpul dhe Totenhemi janë 12 klubet që e kanë krijuar këtë.

Europiani do të luhet për 2 muaj dhe gazeta “MARCA” ka imagjinuar se si do të jenë ekipet kombëtare pa prezencën e futbollistëve të këtyre 12 skuadrave që mund të përjashtohen nga kompeticionet e UEFA-s.

SPANJA – “Furia e Kuqe” nuk mund të ketë disa lojtarë të rëndësishëm që kanë qenë prezentë në grumbullimet e fundit të Luis Enrikes. Lojtarë si De Gea, Serxho Ramos, Alba, Buskets, Koke apo Morata do të mbeteshin jashtë. Formacioni i Spanjës do të ishte krejtësisht me lojtarë të tjerë dhe shumë pak më i fortë sesa ai aktuali:

Unai Simon, Navas, Pau Torres, Injigo Martinez, Gaja, Fabian Ruiz, Mikel Merino, Serxho Kanales, Iago Aspas, Mikel Ojarzabal, Gerard Moreno.

GJERMANIA – Skuadra gjermane do të ishte ajo që do të ruante boshtin e saj duke qenë se Bajerni nuk ka pranuar të jetë pjesë e Super Ligës. Nuk do të ishin lojtarët si Ter Shtegen, Kros, Verner, Gyndoan apo Havers.

Megjithatë, formacioni i “Panzerave” do të ishte me Nojerin, Klostermanin, Ginterin, Tah, Emre Xhan, Gorecka, Kimish, Muisala, Draksler, Gnabri, Sane.

FRANCA- “Gjelat” nuk do të ishin një nga ekipet më të dëmtuara nga krijimi i Super Ligës, por sigurisht që do të kishin mungesa të rëndësishme si Loris, Varan, Pogba, Rabio, Kante, Grizman, Dembele, Zhiru.

Kampionët e botës do të kishin këtë formacion: Mandanda, Pavar, Kimpembe, Lukas Hernandez, Dinj, Auar, N’Zonzi, Kamavinga, Koman, Ben Jeder, Mbape.

ANGLIA – Pa dyshim, kombëtarja e “Tre Luanëve” do të ishte më e penalizuara nga përjashtimi i futbollistëve që janë pjesë e këtyre 12 skuadrave që krijuan Super Ligën.

Nga këto 12 skuadra, 6 prej tyre janë pjesë e Premier Ligës dhe mungesat janë të rëndësishme si Uoker, Stons, Meguajër, Tripier, Aleksandër-Arnold, Dajër, Fodën, Maunt, Sterling, Herri Kejn apo Rashford. Formacioni i Sauthgejt do të ishte ky: Pop, Arons, Kin, Koadi, Mings, Filips, Rajs, Uard Prouz, Lingard, Kalvert Ljuin, Sanço.

PORTUGALIA – Edhe kjo kombëtare do të kishte mungesa të rëndësishme, sidomos në repartin e sulmit. Mungesa e Ronaldos, Zhoao Feliks, Zhota, Bernardo Silva dhe Bruno Fernandesh do të ishin disa prej tyre, ndërsa formacioni do të ishte:

Rui Patrisio, Semedo, Fonte, Pepe, Guerreiro, Ruben Neves, Danilo, S. Oliveira, Neto, Andre Silva dhe Rafa Silva.

Related posts

Al Khelaifi zgjedh Allegrin, problem kontrata me Juven

Sadik.Autor

INTER MERR NJË LAJM TË KEQ/ Testohet sërish pozitiv me COVID-19 mbrojtësi…

Delo.autor

“PLESHTI” AKUZOI PUBLIKISHT ABIDAL/ Por drejtori sportiv i Barcelonës bën tifozët të ëndërrojnë (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment