Futboll Seria A Sport

“SUPER LIGA? AGNELLI NA DHA BESIM TË PLOTË, POR…”/ Pirlo: Zgjedhjet në fushë? Ronaldo e Dibala titullar ndaj Parmës

Mbrëmjen e nesërme, Juventusi do të luajë në shtëpinë e saj kundër Parmës, e cila po kalon një moment shumë të vështirë pasi është afër rënies nga Seria A.

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo u ndal të fliste për gjendjen e ekipit dhe konfirmoi prezencën e Ronaldos dhe Dibalas nga minuta e parë ditën e nesërme.

Gjendja e ekipit : ‘’Skuadra po bën mirë, ne jemi ende duke u rikuperuar sepse të dielën u lodhëm shumë fizikisht dhe mendërisht. Unë kam disa rotacione në mendjen time, por nuk do të ndryshoj shumë”.

Super Liga: “Tani po mendojmë të sigurojmë kualifikimin për në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. Këtë mëngjes presidenti na foli për situatën dhe jemi të qetë sepse e dimë se ai është në krye të këtij projekti të ri. Anjeli na viziton pothuajse çdo ditë, ai gjithmonë ka është pranë ekipit. Anjeli na e shpjegoi këtë projekt, na dha besim të plotë, por gjëja më e rëndësishme që ai na tha është të vazhdojmë punën tonë’’.

Zgjedhjet në fushë: ‘’Nesër në fushë do të jenë Ronaldo, Bufon dhe Dibala i cili duhet të luaj për të gjetur formën e tij. Jam i lumtur me paraqitjen e tij të dielën dhe nesër mund të zhvillojë një ndeshje të mirë. Morata u lodh nga intensiteti i lartë i ndeshjes ndaj Atalantës dhe besoj se titullar do të jetë dhe Kulusevski’’.

Related posts

Kastrioti ngjitet zyrtarisht në Superiore me tripletë ndaj Besëlidhjes

Sadik.Autor

Scholes: Dy yje të United kanë nevojë për…

Sadik.Autor

E BUJSHME NGA BELGJIKA/ Mesfushori De Bruyne refuzon të rinovojë me Manchester City, ja arsyeja…

Delo.autor

Leave a Comment