Futboll Seria A Sport

PAS 11 FITORESH RADHAZI/ Interi ndalet nga Napoli dhe ndajnë pikët në “Maradona Stadium”

Pas 11 fitoresh radhazi, Interi i Antonio Contes ndalet në “Maradona Stadium” të Napolit, përballë skuadrës së Rino Gattuso.

Një ndeshje me emocione, por sidomos tre shtylla. Për zikaltërit, pjesa e parë totalisht e pafat me Lukaku që dy herë ndalet nga shtylla dhe tranversa, ndërsa është një autogol ai që i hap rrugën e avantazhit vendasve.

Një krosim nga e majta, De Vrij tenton ta largojë ndërsa Handanovic ta kapë. Përplasja mes të dyve prodhon topin në rrjetë.

Interi reagon në pjesën e dytë me goditje nga jashtë zone të Eriksen, me topin që përfundon në rrjetë. Ish-lojtari i Interit Politano tremb Conte & Co, duke goditur shtyllën.

Në fund, të dy ekipet pajtohen me nga një pikë. Interi vazhdon të kryesojë me tashmë 9 pikë larg vendit të dytë, Milanit, që fitoi ndaj Genoa-s.

Related posts

Real Madrid 2:1 Leganes, notat e lojtarëve

Sadik.Autor

U LARGUA ME URGJENCË NGA STËRVITJA/ Zidanes i vdes pjesëtari i familjes

F.autor

ASKUSH NUK E DO ICARDIN/ Tifozët “Zikaltër” reagojnë ashpër: Zhdukuni nga “San Siro”…

Delo.autor

Leave a Comment