Futboll Seria A Sport

PIOLI MERR LAJME TË KËQIJA/ Tre titullarët e Milan-it në dyshim për sfidën ndaj Lazios, ja emrat…

Teo Hernandez, Zlatan Ibrahimoviç dhe Ismael Benaser vazhdojë të shqetësojnë kuqezinjtë edhe pas sfidës kundër Sasuolos. Lajmet e nga infermieria konfirmojnë shqetësimet në pulpë nga ana e sulmuesit, që sapo rinovoi kontratën, teksa edhe mbrojtësi francez vijon të ndiejë shqetësim në kofshë.

Ai që ka kaluar momentin delikat është Ismael Benaser që në stërvitjen e djeshme ka qenë pjesë e grupit me kohë të plotë. Algjeriani do të jetë gati për sfidën me Lacion, ku do të tentohet një riaftësim në kohë rekord i Ibrahimoviçit. Shërimi duket mision i pamundur për Hernandezin që mund të jetë gati më 1 maj për përballjen në shtëpi të Milanit kundër Beneventos. Sa i përket duelit me Lacion, në fushë mund të duket edhe Alesio Romanjoli.

Për kapitenin do të jetë rasti për ta treguar veten, pasi në fund të sezonit do të vendoset edhe ardhmja e tij, meqenëse kontrata i skadon pas një viti, e te kuqezinjtë kanë gabuar mjaftueshëm me vonesat në rinovime.

Related posts

CELTA VIGO-BARCELONA/ Jose Sanchez shënon, por VAR-i anulon golin (VIDEO)

Delo.autor

ALARM TEK MANCHESTER UNITED/ “Zhduket” Martial

F.autor

FLAMENGO U SHPALL KAMPIONE/ Adriano “SHPËRTHEN” në lot pas suksesit në Copa Libertadores (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment