Futboll Premier League Sport

PLAS TEK TOTTENHAM/ Klubi nxjerr bllof Mourinho-n për mosaktivizimin e mbrojtësit Alderweireld

Barazimi 2-2 në kampionat me Njukastëllin, i ka lënë shije të keqe Totenhemit, e cila nuk arriti të përfitonte nga hapi fals i Çelsit për tu ngjitur në vendin e 4-ët, vend i cili i siguron një vend në zonën Champions.

Por në Angli kanë mbetur të habitur nga një episod, ku është përfshirë trajneri i londinezëve, Murinjo dhe mbrojtësi belg, Tobi Aldervaile.

Një ditë para sfidës,  Murinjo ishte shprehur se mbrojtësi 32 vjeçar do të mungonte në ndeshjen ndaj Njukasëllit pasi nuk ishte stërvitur me grupin dhe nuk ishte në formë optimale për të luajtur.

Ka qenë vetë klubi që ka përgënjeshtruar fjalët e Murinjos, teksa kanë postuar një foto nga stërvitja ku ndodhej dhe mbrojtësi Aldervaile. Nuk dihet arsyeja e vërtetë e mosaktivizimit të tij, por fansat janë nevrikosur pasi kanë akuzuar Murinjos si shkaktarë për pikët e humbura.

Related posts

TË GJITHË KUNDËR BARTOMEU/ Zyrtarizohet mocioni: Kërkojmë dorëheqjen e menjëhershme!

Delo.autor

PLAS TEK PSG PAS FINALES SË SUPERKUPËS/ Mbappe largon Neymar nga festa e ekipit (VIDEO)

Delo.autor

Iniesta: Kthimi i Neymar? Jo, blerja e madhe do të ishte ai

Sadik.Autor

Leave a Comment