Futboll Sport

PO BËHET VIRALE/ Slavia Praga nuk pranoi të ulen në gjunjë, sulmuesi i Arsenal-it i qëndron përpara syve (VIDEO)

Ngjarja e rëndë e ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përpara disa kohësh, me vrasjen e qytetarit Xhorxh Flojd sensibilizoi mjaft persona në të gjithë botën ku edhe futbolli nuk mbeti pas në iniciativën duke u ulur në gjunjë për të respektuar të ndjerin i cili ishte njeri me ngjyrë.

Në takimin e fazës çerekfinale të Europa Ligës mes asaj të Slavias së Pragës dhe Arsenalit, u vu re se “topçinjtë” u ulën në gjunjë për të kryer ritualin e përhershëm që kryhet në Britani, ndërsa skuadra e Slavias nuk pranoi ta bënte këtë gjest sensibilizues.

Ndërkohë sulmuesi kryesor i Arsenalit, Aleksandër Lakazet u ndje i fyer dhe shkoi përpara syve të skuadrës çeken të ulej në gjunjë, një veprim që mori vëmendjen e të gjithë globit duke u bërë virale si video.

Related posts

E BUJSHME/ Garat e Suzuka dhe Melburn në dyshim, “Formula 1” mendon për pistat rezervë

Delo.autor

Arsene Wenger bën gati ofertën prej 45 milion paundësh për yllin e Lyon-it

Q.Autor

Halili me tone të ashpra: Nga sot nuk e bëjnë dot gazetarët formacionin, ja e vërteta e divorcit…

Isa.Autor

Leave a Comment