Futboll Sport

“GASPERINI ËSHTË TRAJNER IDEAL PËR JUVENTUS”/ Ish-sulmuesi këshillon “bardhezinjtë”: Stili i tij i lojës është…

E ardhmja e teknikut Andrea Pirlo duket larg Juventusit, dhe pse këta të fundit janë munduar ta konfirmojnë në stolin juventin dhe pas rezultateve jo të mira.

Ish-sulmues i Juventusit, Rafal Paladino, në një intervistë për “Gazzetta Dello Sport” u shpreh se trajneri më i mirë aktual për bardhezinjtë është Xhanpiero Gasperini. Sipas tij gjatë viteve në krye të Atalantës, Gasperini është rritur shumë në aspektin profesional dhe do të ishte perfekt për të stërvitur lojtarë si Kieza dhe Kuluseveski, të cilët shikohen si futbollistë me të ardhme.

“Gasperini ka metodën e tij të stërvitjes dhe një personalitet të fortë. Ai mbledh forcat kur bashkohet me një klub të ri dhe jep maskimumin e tij. Unë mendoj se  do të ishte trajneri ideal për lojtarë si Kieza dhe Kulusevski të cilët shihen si lojtarë me të ardhme.

Stili i tij i lojës është modern dhe do të ishte perfekt për shumë lojtarë të Juventusit. Gasperini e njeh mirë Italinë dhe ka të gjitha cilësitë për të pasur sukses në një klub si Juventus”, u shpreh ish-sulmuesi Paladino.

Related posts

Casano rrëfen historinë rrënqethëse: Deri 17 vjeç vuaja për bukë, futbolli më ndryshoi jetën

Q.Autor

Dritë në fund të tunelit/ MILAN përgatitet për rikthimin e shumëpritur, FERRARI ndez MOTORRËT

Isa.Autor

PAS FITORES NDAJ HUNGARISË/ Reja: Treguam se jemi të gjallë, ja pse Broja nuk luan as me klubin si titullar

Delo.autor

Leave a Comment