Futboll Shqipëri Sport

PO SHKËLQEN NË KAMPIONATIN SPANJOLL/ Rei Manaj nuk di të ndalet, ylli i Kombëtares tund rrjetën me Barcelonën (VIDEO)

Rei Manaj vazhdon të tregojë një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur përsëri rrugën e rrjetës ditën e sotme.

Pasi shënoi me Kombëtaren, në mesjavë ndaj San Marinos, sulmuesi lushnjar ka shënuar edhe ditën e sotme për Barcelonën B.

Pas një krosimi të bukur nga e djathta, Manaj lëviz bukur në zonë, teksa me një prekje, ia del ta dërgojë topin në fundin e rrjetës, për t’i dhënë avantazhin Barcelonës B, ndaj Alkojano në Divizionin e dytë ne Spanjë, në ndeshjen ku katalanasit fituan 2-1.

Ky është goli i 8 i Manajt këtë sezon në kampionat me fanellën e Barcelonës B, teksa tashmë shpreson që shumë shpejt ët jetë pjesë e ekipit të parë të Kumanit.

Related posts

SQARON SITUATËN TEK MILANI/ Kesi: Me Gatuzon nuk ka shaka, Higuain? Është një kampion…

Delo.autor

E BUJSHME/ Detajet më të pista të skandalit seksual me koleget e Ajax. Zbulohet pseudonimi i tij “sekret”

Delo.autor

Napoli, Sarri zbulon “sekretin” e përmbysjes kundër Chievo

Sadik.Autor

Leave a Comment