Futboll Sport

SHIFRAT/ Kupa e Botës, “SHI” milionash për sportistët më të lakuar të momentit

Kupa e Botës do të rrisë edhe më shumë imazhin por edhe financat e Kylian Mbappe, lojtarit kampion bote në fuqi që me momentin që po eklipson në këtë garë edhe Lionel Messin e Cristiano Ronaldon. Kontratat e tij me Nike dhe EA Sports e bëjnë atë atletin më të paguar të planetit dhe këtu nuk bëhet fjalë vetëm për futbollin. Këtë e bën të ditur Rossi Biddle, drejtues i kompanisë “XtraTimeFC”.

Të ardhurat në këtë botëror do të rriten ndjeshëm krahasuar me botërorin 2018 që u ndoq nga 3.6 miliardë njerëz në total, ndërsa ketë herë, Katar 2022 do të ndiqet nga rreth 5 miliardë, mesatarisht 191 milionë njerëz për ndeshje. Sa më shumë një kombëtare të avancojë, aq më shumë do të përfitojnë në aspektin personal të gjithë lojtarët e asaj skuadre dhe për momentin, pritshmëritë më të mëdha janë për Mbappe duke llogaritur edhe faktin që Franca është skuadra favorite për të triumfuar në finalen e 18 dhjetorit.

Sipas “Forbes”, francezi arkëtoi 128 milionë dollarë në sezonin aktual ku një pjesë të madhe e ka aga ndërsa tjetrën kontratat që ai ka me Nike, Dior, Hublot, Oakley, Panini, EA Sports dhe Sorare. Në krahun tjetër, Messi dhe Ronaldo, pasuria e të cilëve llogaritet të jetë rreth 1 miliardë dollarë, do të fitojnë respektivisht 120 dhe 100 milionë deri në fund të vitit.

Në total, 5 lojtarët më të paguar të botërorit do të fitojnë 452 milionë dollarë. Këtë sezon, FIFA do të shpërndajë 440 milionë dollarë për ekipet ndërsa për fituesit do të shkojnë 42 milionë, 4 më shumë se në Botërorin Rusi 2018.

Related posts

Juventusi po konsideron rikthimin e Ancelotit në krye të stolit “Bardhezi”

Sadik.Autor

NUK KA MË DYSHIME/ Dy gazetarët më të njohur të sportit konfirmojnë se Mbappe do të qëndrojë te PSG

F.autor

COVID-19/ Përkeqësohet gjendja në Seria A, dy të infektuar të tjerë në rradhët e Napolit

Delo.autor

Leave a Comment