Futboll Sport

JUVENTUSI NË KRIZË/ Drejtori Giuntoli ‘vulos’ të ardhmen e trajnerit Motta

Eliminim nga Champions League dhe nga Kupa e Italisë duket se nuk e rrezikon për momentin të ardhmen e trajnerit Thiago Motta te Juventusi. Ka qenë drejtori sportiv i bardhezinjve, Cristiano Giuntoli që i ka dalë ‘në mbrojtje’ ish-mesfushorit pas eliminimit nga Empoli në Kupë.

“E ardhmja e Mottës? Nuk është në diskutim. Ne besojmë në këtë projekt, pasi po krijojmë vlerë dhe është një plan i rëndësishëm për klubin. Sigurisht, ne pajtohemi me Thiagon kur ai thotë se performance e fundit ishte e papranueshme”, deklaroi Giuntoli për Sky.

Tanimë Juventusi do fokusohet vetëm në kampionat, aty ku pas javës së 26-të e gjen veten në pozitën e katërt me 49 pikë të grumbulluara, tetë më pak se liderët e Interit. Te ‘Zonja’ duhet të krenohen me vetëm një humbje këtë sezon në Serie A.

Related posts

PSG FESTON 50-VJETORIN/ Por përjashton më të mirin e historisë së klubit

Delo.autor

PESHËNGRITJE/ Shqipëria në Botëror, Veli garon e para: Futem për medalje

Delo.autor

Milan bën rezistencë për Gomez, Boca Junior e dëshiron me çdo kusht

Q.Autor

Leave a Comment