Futboll Seria A Sport

REALIZOI GOLIN E FITORES NDAJ VERONËS/ “Heroi” Darmian: Synimi ynë tani është shumë afër, ndihemi mirë sepse…

Mateo Darmian bëri rolin e heroit ditën e sotme, teksa me golin e tij i dha fitoren Interit në ndeshjen ndaj Veronës.

“E dinim që do të ishte një ndeshje e vështirë të përballesh me Veronën. Ata janë agresivë dhe luajnë futboll të mirë. Rezultati ishte e vetmja gjë që kishte rëndësi. Ne morëm tre pikë dhe synimi ynë tani është më afër. Ndihemi mirë sepse stërvitemi shumë për t’i jetuar këto emocione. Tre pikët ishin gjëja më e rëndësishme sot. Fitore vendimtare.

Trajneri gjithmonë dëshiron që ne të jemi të përqendruar. Në një sezon kaq të gjatë dhe sfidues, të gjithë janë të rëndësishëm, unë ndiej besimin e trajnerit dhe shokëve të mi dhe gjithçka bëhet më e lehtë. Lukaku dhe Lautaro janë më të mirë se unë në shënimin e golave, por rëndësi ka fitorja”.

Related posts

“Ninxha” flet si zikaltër: Më shiti Roma, i lumtur që rigjej Spaletin

Isa.Autor

SINJALE POZITIVE/ Mbrojtësi i Kombëtares rikthehet në fushë

F.autor

TRONDITI JUVENTUSIN NË TORINO/ Interi hedh “grepat” për futbollistin argjentinas

Delo.autor

Leave a Comment