Bundesliga Futboll Sport

TEKNIKU FLICK DREJT LARGIMIT/ Bayern gjen trajnerin e ri, por ekipi i tij kërkon shumën e “çmendur” prej…

Hansi Flik zyrtarizoi largimin e tij nga skuadra e Bajern Mynih, teksa bavarezët janë vënë në kërkim të teknikut të ri që pritet t’i besohet stoli i ekipit.

Sipas mediave gjermane trajneri i Lajpcigut, Julian Nagelsman ka kërkuar të ndërpresë kontratën e tij dhe të bashkohet me Bajern Mynih.

Ky transferim mund t’i kushtojë shumë Bajernit pasi Lajpcig ka kërkuar 25 milion euro për ndërprerjen e kontratës me Nagelsman.

Një shumë e lartë kjo për një trajner, që do ta bënte teknikun 33 vjeçar trajnerin më të shtrenjtë të të gjitha kohërave, pasi rekordi mbahej nga Vilas Boas i cili u transferua nga Porto tek Çelsi për shumën e 15 milion eurove në vitin 2011.

Priten të reja në vazhdim për sa i përket kësaj çështje pasi në Gjermani është bërë temë e gjitha mediave të mëdha.

Related posts

“BESO OSE JO, JAM…”/ Kush ia lagu gjoksin kapitenes superseksi? (FOTO)

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Gianni De Biasi: Në arrest shtëpie edhe pse nuk kam bërë asnjë krim (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Alaves-Barcelona, Suarez dyfishon shifrat

Delo.autor

Leave a Comment