Futboll Sport

RRËFEN GJITHÇKA/ Dy anekdotat e Shevchenko mbi Inzaghi dhe Materazzi. Finalja e “Old Trafford” dhe derbi Champions…

Andriy Shevchenko u rrëfyer te Corriere della Sera duke u ndalur edhe te dy anekdota kurioze…

“Inzaghi është i fiksuar pas futbollit. Në mëngjesin e finales së Mançesterit, në Old Trafford, zgjohem herët dhe ngre grilat e dritares së dhomës së hotelit.

Ishim në një hotel me pamje nga një fushë e madhe golfi. Shikoj mirë nga dritarja dhe dalloj një person që vrapon vetëm, duke imituar lëvizjet sulmuese dhe duke u kthyer shpesh për të parë nëse një gjyqtar i padukshëm ka vërshëllyer pozicion jashtë loje…

Motivon dhe i bërtet vetes për një gol imagjinar. Ishte Pippo”

Një anekdotë edhe për derbin me Interin… “Në nënkalimin e San Siro, para një derbi të Ligës së Kampionëve, ku po përpiqesha të luaja me pesë pllaka çeliku në mollëzën që kisha thyer dy muaj më parë, Materazzi më tregoi pak gjëra të këndshme për atë që do të ndodhte me fytyrën time në fushë.

Unë qesha në fytyrën e tij. Jo për të qenë një mburravec, por sepse e dija që në jetë ai nuk ishte dhe nuk është ashtu.

Vetëm se ne jemi pjesë e një shfaqjeje, dhe të gjithë kanë pjesën e tyre. E tij ishte ajo e djalit të keq”.

Related posts

RODRYGO BËN HEROIN/ Real Madrid fiton Copa Del Rey, trofeu i 20-të në histori

F.autor

STRAKOSHA MAHNIT ITALIANËT/ Pritja e tij ndaj Milanit bëhet “hit” në internet (VIDEO)

Isa.Autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Champions Manchester City-Lyon. Rezultati 1-3

Delo.autor

Leave a Comment