Futboll

Angli-Itali në “Wembley”, skuadrat për miqësore luksi

Anglia do të shpresojë t’i japë fund angazhimit ndërkombëtar të marsit me një fitore, kur të përballet me Italinë në “Wembley”, të martën. Skuadra e drejtuar nga Gareth Southgate vjen në këtë miqësore të radhës plot besim, sepse pak ditë më parë mundi Holandën 1-0 në Amsterdam, edhe pse loja u “njollos” disi nga telashet midis tifozëve dhe policisë.

Axurrët, nga ana tjetër, u mundën 2-0 nga Argjentina në miqësoren e tyre të fundit, të luajtur në Manchester. Ata do të jenë të dëshpëruar për një sukses, sepse nuk e shijojnë fitoren që nga kualifikuesja e Kupës së Botës ndaj Shqipërisë, tetorin e kaluar.

 

PozicioniLojtarët e Anglisë
PortierPickford, Hart, Butland, Pope
MbrojtësTrippier, Rose, Walker, Stones, Mawson, Maguire, Tarkowski
MesfushorëOxlade-Chamblerlain, Henderson, Sterling, Lingard, Dier, Livermore, Young, Cook, Alli, Lallana
SulmuesRashford, Vardy, Welbeck

 

Mbrojtësi i Liverpool, Joe Gomez, është larguar nga skuadra, pas një dëmtimi të kyçit të këmbës kundër Holandës. Jack Wilshere i Arsenalit, gjithashtu, është tërhequr nga skuadra kombëtare, si një masë paraprake për një dhimbje në gju.
Formacioni i mundshëm i Anglisë: Pickford; Maguire, Stones, Walker; Trippier, Rose, Henderson, Lingard, Sterling, Alli; Welbeck.

 

PozicioniLojtarët e Italisë
PortierBuffon, Donnarumma, Perin
MbrojtësDe Sciglio, Ferrari, Darmian, Ogbonna, Spinazzola, Rugani, Bonucci, Zappacosta, Florenzi
MesfushorëBonaventura, Verratti, Jorginho, Pellegrini, Parolo, Gagliardini, Cristante
SulmuesCandreva, Belotti, Insigne, Immobile, Verdi, Cutrone, Chiesa

 

Trajneri i përkohshëm, Luigi Di Biagio, pritet të bëjë një numër ndryshimesh në ormacionin që startoi kundër Argjentinës. Gianluigi Buffon ka të ngjarë të zëvendësohet nga Gianluigi Donnarumma, ndërsa Antonio Candreva po shtyn për përfshirje përpara Federico Chiesa.
Formacioni i mundshëm i Italisë: Donnarumma; De Sciglio, Bonucc, Rugani, Florenzi; Verratti, Jorginho, Pellegrini; Insigne, Immobile, Candreva.

Related posts

NUK DO RIKTHIMIN TEK KLUBI “BARDHEBLU”/ Sulmuesi Ngoo”Shpërthen”: Tek Tirana ushqejnë k*rvat me…

Delo.autor

U SHPALL LOJTARI MË I MIRË PËR 2019/ Flet mbrojtësi De Ligt: Me Interin do të jetë e vështirë, por ne…

Delo.autor

“HUMBËM NJË SHANS PËR TË BËRË HISTORI”/ Kapiteni Ignjatovic: Laçi është për titull me këtë grup

Delo.autor

Leave a Comment