Futboll Seria A Sport

“SERIA A NJË KAMPIONAT I KOMPLIKUAR”/ Bomberi Lukaku: Kur isha 15 vjeç ngrija 100 kg, por tek Inter…

Romelu Lukaku po udhëheq skuadrën e Interit drejt një sezoni të madh, teksa zikaltërit kanë mundësi të fitojnë një trofe pas 10 vitesh “thatësirë”.

Në një intervistë për faqen “433” në “Instagram”, sulmuesi belg u shpreh mjaft i lumtur për sezonin e mirë që po kalon me zikaltrit, teksa nuk munguan dhe fjalët e mira për Antonio Konten.

Sezoni:“Ndihem mirë, ne po punojmë vërtet shumë. Kishte shumë ulje ngritje sezonin e kaluar, por ka shumë lojtarë të rinj në skuadër, kështu që mendoj se klubi ka bërë një hap të madh përpara. Ka shumë ndeshje për të bërë dhe ne jemi të uritur për të fituar”.

Seria A:“ Unë mendoj se Serie A është një kampionat me të vërtetë i komplikuar, duhet të përgatitesh për çdo ndeshje dhe gjithmonë has vështirësi. Çdo ndeshje është një provë e ndryshme. Çdo gjë më ndihmon të bëhem një lojtar më i mirë, por është punë e vështirë”.

Këshilla:”Konte gjithmonë thotë se sulmuesi është linja e parë e mbrojtjes, kështu që me Lautaro Martinez, Aleksi Sançez dhe Andrea Pinamonti përpiqemi të bllokojmë ndërtimin e lojës së kundërshtarëve që nga mbrojtja e tyre”.

Stërvitja: “Kur isha 15 vjeç, mund të bëj ushtrime me pesha deri në 100 kg, por që kur erdha tek Interit nuk më është lejuar më një gjë e tillë. Ditën e parë kur arrita, u përpoqa të bëja ushtrime me pesha të larta dhe trajnerët e fitnesit më kritikuan. Në thelb, e vetmja gjë që më lejohet të bëj në palestër janë ushtrime koordinuese me shirita elastikë rreth belit tim për të gjetur stabilitet në trupin tim”.

 Logo e re: “Është pjesë e modernizimit të Interit. Unë mendoj se sezonin e kaluar kemi bërë vërtet mirë dhe tifozët kishin pritur 10 vjet për të parë Interin përsëritë triumfonte. Ne arritëm në finalen e Ligës së Europës dhe mezi po pres të shoh logon e re në fanellë sezonin e ardhshëm”.

Related posts

MOMENT I VËSHTIRË PËR DE LIGT/ Shikoni goditjen e rëndë që mori nga Zapata (VIDEO)

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ Partizani pranë goditjes së madhe, “Demat” në bisedime me ish-mesfushorin e Kombëtares…

Delo.autor

ISH-MESFUSHORI I GALAKTIKOS/ Van der Vaart: Është e vështirë që të gjenden lojtarë të përshtatshëm, Real Madridit i mungon…

Isa.Autor

Leave a Comment