Futboll Sport

RUSI 2018/ Khedira: Kam frikë Spanjën, kanë skuadër të kompletuar

Gjermania do të shkojë në Botërorin e Rusisë me petkun e kampionës së botës dhe si nga favoritet kryesore për triumfin e dytë radhazi, por Sami Khedira një nga lojtarët me më shumë përvojë në përfaqësuesen e pancerave i trembet Spanjës.

“ Kundërshtari më i rrezikshëm? Sigurisht që Spanja. La Roja ka një bazë shumë solide dhe është përbërë nga lojtarë me eksperiencë dhe të rinj shumë të fortë. Kanë një mbrojtje të kujdesshme, një portier të shkëlqyer, mesfushorët janë të aftë të të fshehin topin, ndërsa në sulm janë shumë të fortë”.

Përpara tre vitesh Sami Khedira ishte i vendosur për t’i dhënë lamtumirën futbollit dhe mesfushori i Juves nuk nguron ta pranojë diçka të tillë.

“ Po është e vërtetë sepse pas sezonit të parë me Juventusin nuk isha i lumtur, nuk e ndieja veten se mund të isha mes të mirëve. Shumë dëmtime dhe mbi të gjitha lodhje mendore. Megjithatë për fat të mirë ndryshova mendjen dhe kam bërë zgjedhjen e duhur”.

Related posts

TASHMË ERDHI MOMENTI/ Emery i jep lamtumirën: Respektoj vendimin e tij

Delo.autor

NDESHJE DRAMATIKE/ Benevento ndal Kampionët Italisë dhe ndajnë pikët

Delo.autor

UPS! Zbulohet aksidentalisht numri i Coutinhos te Bayerni

F.autor

Leave a Comment