Futboll Premier League Sport

“VRAPON SI KALË I VERBËR”/ Van der Vart sulmon ashpër Vernerin: Gjithçka që ai bën është të ulë kokën dhe…

Ish-sulmuesi i Real Madridit, Rafael Van der Vart, ka sulmuar sulmuesin gjerman Timo Verner duke e cilësuar këtë të fundit si një kalë të verbër.

Deklarata e holandezit, erdhi pas një sezoni të dobët të sulmuesit gjerman me Çelsin, teksa u transferua me shumë bujë merkaton e kaluar. Van Der Vart, i cili ka pasur një karrierë të pasur me disa ekipe në Europë, këshilloi trajnerin e Çelsit, Tomas Tuhel, duke thënë se në vend të Verner  në sulm duhet vendosur sulmuesi tjetër Hakim Zijesh.

“Nëse do të isha Tomas Tuhel, unë gjithmonë do të zgjidhja Hakim Zijesh para Vernerit, thjesht sepse ai është opsioni më i mirë në sulm.

Timo Verner është super i shpejtë, dhe ndoshta kjo është diçka e mirë për ta pasur në një ndeshje kur Çelsi është nën presion, por gjithçka që ai bën është të ulë kokën poshtë dhe të vrapojë si një kalë i verbër”, u shpreh ashpër ish-sulmuesi 38 vjeçar.

Related posts

“NË KRAHASIM ME…”/ Higuain thur elozhe: Ai nxjerr në pah anën më të mirë timen

Delo.autor

E FUNDIT/ TRAGJEDIA në qytetin e Xhenovës, drejt shtyrjes dy ndeshje të Serisë A

Isa.Autor

FITOI SUPERKUPËN/ Simeone: Kualiteti, jo sasia janë të rëndësishme për Atleticon

Isa.Autor

Leave a Comment