Futboll Kategoria Superiore Sport

SFIDA NDAJ LAÇIT/ Trajneri Dovedan merr lajmin e keq, ekipi “Ballshiot” pa dy lojtarët e rëndësishëm. Ja emrat…

Bylisi u mund 3-0 në sfidën ndaj Partizanit, në një duel që nisi keq për ballshiotët, ku pas gabimit të Qirkos, skuadra mallakastriote pësoi një gol rekord që në 15 sekondat e para. Ekipi i Dovedan e mbylli fazën e tretë në vendin e tetë, që të çon në “play out” për qëndrimin në kategori. Duket se deri në fund ballshiotët do të luftojnë për këtë pozicion edhe pse shpresa e tyre është që të shkojnë në vendin e shtatë, ku i shpëton direkt rënies.

Ndaj Partizanit skuadra mallakastriote pati dy mungesa të rëndësishme si Millos Stojanoviç dhe Edison Ndreca, që po kalonin një formë mjaft të mirë. Pezullimi i tyre bëri që trajneri Dovedan të detyrohej të improvizonte Ntepen në krahun e majtë të mesfushës, ndërsa ne vend të Stojanoviç në qendër të mbrojtjes, luajti 17-vjeçari, Marçelino Preka. Mirëpo, kartonët e marrë në këtë ndeshje, e dënojnë sërish Bylisin për takimin e radhës, këtë herë në transfertë kundër Laçit të dielën. Mbrojtësi Andi Hadroji dhe sulmuesi Nemanja Kojiç u ndëshkuan me të verdhë dhe plotësuan numrin 4 të tyre, duke qenë tashmë mungesa të sigurta në takimin e radhës për kampionat. Megjithatë, si ngushëllim është rikthimi i titullarëve Stojanoviç dhe Ndreca.

Dovedan do të jetë i detyruar që të bëjë sërish lëvizje në formacion, ndërsa skuadra ndodhet në një moment kritik, ku nevoja e pikëve është imediate. Përveç fazës së parë, ku Bylisi barazoi me kurbinasit, në takimet e tjera, ka humbur në Laç dhe Ballsh. Madje në sfidën e fazës së tretë pati sherr masiv, duke bërë që të dënoheshin Carkanji dhe Nuabueze.

Related posts

Chelsea siguron nënshkrimin me mesfushorin rus, do të kushtojë 30 milionë euro

Isa.Autor

NERVOZOHET Maradona/ Ky lojtar nuk e meriton fanellën e Argjentinës

Isa.Autor

Erik Kantona “tall” Nejmarin: Është lojtar i mirë, por edhe aktor (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment