Futboll Seria A Sport

“JUVENTUS ËSHTË NJË ZGJEDHJE E DYTË TASHMË”/ Ish-sulmuesi Ventola: I vetmi lojtar që mund të marrë është…

Gjatë takimit të zakonshëm në Tëitch TV për Bobo TV, ish-sulmuesi i Inter-it, Nicola Ventola, ka thënë mendimin e tij në lidhje me sulmuesin e ri që mund të marrë Juventus për sezonin e ardhshëm, për ta aktivizuar në krah të Cristiano Ronaldo-s ose për të marrë vendin e tij.

Ish-sulmuesi italian ka thënë se Zonja e Vjetër nuk është më tërheqëse si në të kaluarën dhe se yjet e mëdhenj të futbollit, Haaland mbi të gjithë, nuk e konsiderojnë më një zgjedhje të parë.

“Besoj se Juventus mund të marrë vetëm Icardi-n për momentin”, ka thënë Ventola. “Për të gjithë të tjerët është kthyer në një zgjedhje të dytë. Nëse Haaland ka PSG, Barcelona, Real Madrid që e kërkojnë, pse duhet të shkojë tek Juventus?”, ka shtuar ish-lojtari i Inter-it.

Related posts

REAL MADRID “MBRETËRON” NË DOHA/ Triumfon ndaj Pachucas në finalen e Kupës Interkontinentale

F.autor

MILAN-UDINESE/ Trajneri Pioli kërkon vazhdimësinë e fitoreve radhazi (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

EMOCIONUESE/ Topi fluturon mbi tabelë dhe ndalet tek numri i fanellës së Kobe Bryant (VIDEO)

F.autor

Leave a Comment