Futboll Seria A Sport

SFIDA NDAJ SASUOLOS/ Conte do të bëjë pa tre titullarët. Ja gjendja e skuadrës “Zikaltër”…

Nuk ka kohë për pushim tek Interi. Ndeshja e prapambetur me Sasuolon do të luhet të mërkurën, teksa Antonio Konte duhet t’i bëjë llogaritë me mungesat. Ivan Perisiç ka një problem fizik dhe trajneri mund të vendosë për të mos e rrezikuar. Kroatit i bashkohen edhe Marselo Brozoviç dhe Alesandro Bastoni.

Dyshja do të duhet të ndalojë për arsye skualifikimi pas kartonëve të marrë në sfidën e së shtunës kundër Bolonjës. Këtyre lajmeve jo fort pozitive u kundërpërgjigjen mjekët zikaltër të cilët i kanë kthyer në dispozicion skuadrës Danilo D’Ambrozion.

Mbrojtësi mund të luajë në vend të Bastonit, një rol që e ka mbuluar edhe në të kaluarën, ndërkohë që në organikë Kontes nuk i mungojnë alternativat pasi në atë zonë mund të përshtatet edhe Kolarovi në një nga ato ndeshje që për të mund të jenë të fundit me fanellën e Interit pas zërave për largim në fund të këtij sezonit.

Related posts

NË KËRKIM TË NJË MBROJTËSI ME PËRVOJË/ Barcelona tenton 31-vjeçarin e Çelsit

Isa.Autor

“EURO 2020″/ Rusia mposht Finlandën në “Gazprom Arena” falë golit të Mirancuk

Delo.autor

Kampionati Botëror risjell në Tiranë zonën e preferuar të sportdashësve

Sadik.Autor

Leave a Comment