Futboll Kategoria Superiore Sport

“SFIDA NDAJ TEUTËS NA KARIKON SHUMË SEPSE LUAJMË NDAJ VENDIT TË PARË”/ Trajneri Shehi: Do provojmë maksimumin, duke…

Ditën e nesërme, Tirana do të luajë në transfertën e vështirë ndaj Teutës kryesuese, teksa për trajnerin bardheblu Orges Shehi është një ndeshje nostalgjie pasi do të jetë kundër ish-ekipit të tij.

Në konferencën për shtyp para mediave, Shehi foli për sfidën e vështirë duke e cilësuar Teutën si një skuadër hermetike duke u kërkuar lojtarëve të tij një ndeshje si ajo ndaj Kukësit

Ndeshja : “Në kushtet që jemi prej pandemisë, nuk kemi çfarë të bëjmë. Në sfidën e kaluar ndaj Teutës kisha fatin e keq dhe nuk isha në krye të ekipit. Sigurisht është tjetër ndjesi të jesh aty. Është një ndeshje që na karikon shumë sepse luajmë ndaj vendit të parë”.

E kaluara: “Kam një karrierë të gjatë me shumë vite mbi supe dhe sigurisht që do përballem me ekipe që kam luajtur. Ka nostalgji, por jemi profesionistë dhe do bëjmë maksimumin. Janë një skuadër e mirë dhe shifrat i japin të drejtë”.

Teuta: “Kanë lojtarë shumë cilësorë dhe është i drejtë konstatimi se janë një skuadër hermetike, por ne do bëjmë maksimumin për të marrë pikët sepse është e domosdoshme. Në bëjmë tifo për veten tonë sepse duhet të kishim marrë më shumë në dy ndeshjet e shkuara”.

Seferi: “Gjendja e Seferit është e mirë, vetëm në ditët e para nuk është stërvitur, pastaj ka vazhduar normalisht, edhe ditën e sotme do të jetë në fushë për t’u stërvitur normalisht për të qenë i gatshëm nesër”

Fati? “Sigurisht futbolli ka edhe fatin dhe shpresoj që nesër ta kemi në anën tonë. Mendojmë vetëm për veten tonë dhe nuk shohim askund përveç se para. Javët sa vijnë dhe pakësohen dhe kur jep maksimumin dhe nuk fiton ndeshjen, pikët të vënë në vështirësi”.

Objektivi: “Ka ende javë në lojë dhe jemi brenda objektivave dhe të shohim ndeshje pas ndeshje. Duam të luajmë si me Kukësin, por këtë herë e duam fatin në anën tonë. Kemi bërë punë të mirë të gjithë, kemi marrë rezultate të mira, por nuk mjaftohemi sepse Tirana nuk ka limite”.

Strategjia: “Do provojmë maksimumin, duke ruajtur ekuilibrat dhe duke pasur rrjedhshmëri në lojë. Do punojmë të mos ndëshkohemi nga detajet e vogla dhe atë që japim në fushë, ta marrim mbrapsht pas ndeshjes”, u shpreh tekniku Shehi.

Related posts

E RRALLË/ Qytetari nga Kosova gjen një mënyrë FANTASTIKE për të mos HUMBUR Botërorin (FOTO)

Isa.Autor

“NËSE AI VAZHDON T’I LARGOHET KËSAJ PËRBALLJE…”/ McGregor rikthehet në kafaz, shigjeton Khabib me fjalët e tij

Delo.autor

Sulmi i fundit për Alveshin, zbardhet plani i Skënderbeut për brazilianin e Flamurtarit

Q.Autor

Leave a Comment