Futboll La Liga Sport

“UNË I KAM TELEFONUAR PRESIDENTIT, POR…”/ Benzema dhe takimi i bojkotuar, flet ish-menaxheri i francezit

Karim Benzema ka dëshirë të luajë përsëri për Francën.

Ish-menaxheri i yllit të Real Madrid, Karim Djaziri, ka zbuluar se në 2017-ën mund të ishte zhvilluar një takim me presidentin e federatës franceze Le Graet për të “sistemuar” gjërat pas skandalit Valbuena që çoi te përjashtimi i Benzema nga kombëtarja.

Megjithatë, diçka ka shkuar keq dhe ai takim është bojkotuar.

“Në korrikun e 2017-ës, Karim më ka thënë t’i telefonoja presidentit Le Graet për të organizuar një takim me Deschamps”, ka zbuluar ish-menaxheri i Benzema për RMC Sport.

“Unë i kam telefonuar presidentit, por ai nuk donte ta organizonte këtë takim. Nuk e dimë as nëse Didier ishte informuar”.

Dhe pikërisht për trajnerin e kombëtares, Djaziri ka shpjeguar:

“Marrëdhënia mes Didier dhe Karim ka qenë si një marrëdhënie baba-djalë. Nëse Didier ka një problem me dikë, e thërret dhe e zgjidh. Veçanërisht me dikë që njeh dhe nga i cili mund të ishte zhgënjyer”.

I pyetur nëse yjet e Francës mund të mos e duan Benzema në skuadër, ish-menaxheri i lojtarit ka shpjeguar:

“Nëse Griezmann, Pogba dhe Lloris kërkojnë kthimin e Benzema, mendoni se nuk do të mirëpritej?”.

Related posts

Merkatoja e “çudirave”/ Ish-sulmuesi i “Zonjës së Vjetër” pranë kalimit tek Napoli

Isa.Autor

SFIDA NDAJ LEVANTES/ Koeman e grumbullon në ekip, zbulon planin e rikuperimit të plotë të Ansu Fati

Delo.autor

COPPA ITALIA/ Pas 16 minutash lojë, Ylli Morata mposht Berishën nga pika e bardhë dhe zhbllokon sfidën (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment