Futboll La Liga Sport

MERKATO E VERËS/ Pjanic është një dështim, por mund t’i bëjë një dhuratë të madhe Barcelona-s

Miralem Pjanic ka qenë një nga blerjet më të diskutuara të Barcelona-s verën e kaluar.

Boshnjaku nuk ka qenë në asnjë moment protagonist me blaugranat dhe ka përfunduar shumë shpejt jashtë listës së të grumbulluarve, siç ka ndodhur në finalen e Kupës së Mbretit kundër Atheltic Bilbao-s.

Në këmbim të tij, Barça i ka dhënë Juventus-it Arthur, i cili ka zhgënjyer gjithashtu në Torino. Në Barcelonë e kanë etiketuar këtë operacion si më të keqin e 20 viteve të fundit.

Megjithatë, Pjanic mund t’i bëjë një dhuratë klubit katalanas tani. Sipas Dona Balon, mund të bindë bashkëkombësin Anel Ahmedhodzic që të veshë fanellën e Barçës.

Anel është një nga mbrojtësit më të kërkuar të Europës dhe ndiqet nga skuadra si Bayern Munich, Borussia Dortmund, Chelsea dhe Paris Saint-Germain. Vetëm 22 vjeç, ai është një qendërmbrojtës shumë i mirë, 192 centimetra i gjatë, i formuar në Malmo dhe Nottingham Forrest.

Related posts

FORMULA 1/ Presidenti Domenicali: Kemi oferta për të zhvilluar gara nga e gjithë bota

Delo.autor

TRAGJIKE/ Sporti KOSOVAR në zi, ndërron jetë ish-futbollisti LEGJENDAR

Isa.Autor

E RRALLË/ Ja klauzola e vevantë e COUTINHOS, mediat spanjolle zbulojnë prapaskenën

Isa.Autor

Leave a Comment