Sport Të tjera

Doping në atletikë, Keniani Kiprop pozitiv me Epo!

Rishfaqen rastet e dopingut në atletikë, në prag të etapës së parë të Diamond League në Doha. Këtë radhë në kurthin e këtij fenomeni ra keniani Asbel Kiprop kampion olimpik në 1500 m për meshkuj në Pekin 2008 dhe 3 herë kampion bote në këtë disiplinë.

Atleti 28-vjeçar ka rezultuar pozitiv me EPO në një kontroll të kryer në dhjetor të vitit 2017 pa garuar. prej ditësh qarkullonin zërat për përfshirjen e një atleti të njohur kenian në një rast dopingu, por emri i tij u zbulua vetëm në orët e fundit. Asbel Kiprop që në vitin 2015 në 1500 m regjistroi kohën 3 minuta 26 sekonda e 69 të qintat, është i treti në renditjen historike të kësaj gare pas marokenin Hicham El El Guerrouj dhe amerikanit Bernard Lagat.

Por jo vetëm kaq, 28 vjeçari është ndër atletët më të mirë në botë për sa i përket garës së 1500 m prej një dekade. Në Lojërat Olimpike të Pekinit në vitin 2008, Kiprop 19 vjeçar u rendit i dyti pas Rashid Ramzi që më pas u skualifikua për doping, duke ia dorëzuar kenianit medaljen e artë. Më pas ai fitoi medalje të arta në 3 Botërorë radhazi të Atletikës në 2011 në Daegu, në 2013 në Moskë dhe në 2015 në Pekin. Lojërat e Rios të 2016 u rendit i 6, ndërsa në Botërorin e Londrës së 2017 nuk mori pjesë.

Pas këtij lajmi ka ardhur edhe reagimi i atletit që mohoi marrjen e substancave të ndaluara. ‘Lexoj lajmet që kam rezultuar pozitiv me doping-tha Kiprop-mund të them se kam gjithnjë në vijë të parë në luftën kundër dopingut. si mund të shkatërroj punën që kam bërë në nivel ndërkombëtar nga 2007 e deri tani. Shpresoj që të tregoj se jam një atlet i pastër’.

Vlen të theksohet se Kiprop që nga viti 2008 punon me Federico Rosan, menaxherin Breshian që në të kaluarën është përfshire në histori dopingu pikërisht për substancën EPO për atletet e maratonës Jemima Sumgong dhe Rita Jeptoo. Rasti i Kiprop e çon në 40 numrin e atletëve kenianë që kanë rezultuar me doping që pas Lojërave Olimpike të Londrës në vitin 2012.

Related posts

REAL MADRID-BARCELONA/ Fate paralele për të dy gjigantët spanjoll, nga kriza në lojë për dopietën e titujve

Delo.autor

Etrit Berisha: Ndeshja e kaluar ishte festë, tani duam të fitojmë me Kosovën

Sadik.Autor

LËVIZJA MJESHTËRORE/ Shikoni si Rashford “turpëron” shokun e skuadrës (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment