Futboll Sport

ËSHTË KTHYER NË LIDER TË EKIPIT/ Baseli “gradon” Taulant Xhakën për sezonin e ri, ja roli i tij…

Taulant Xhaka është pjesë e skuadrës së Baselit prej vitit 2010, kur bëri edhe debutimin me ekipin e parë.

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, më pas për një sezon u huazua te Grasshopers, sërish në kampionatin zviceran.

Megjithatë, 28-vjeçari prej vitit 2013 është pjesë e pandashme e Baselit, teksa është kthyer në një lider të skuadrës.

Së fundmi, ekipi zviceran ka vendosur që për sezonin e ardhshëm ta “gradojë” Taulant Xhakën me rolin e zëvendëskapitenit.

Ka qenë vetë klubi zviceran, i cili nëpërmjet Twitter ka bërë të ditur tre kapitenët e sezonit të ri.

I pari do të jetë sulmuesi Valentin Stoker, teksa pikërisht në rolin e kapitenit të dytë do të jetë Xhaka.

Një vlerësim ky për karrierën e shqiptarit në Zvicër dhe për më tepër në një klub të madh si Baseli.

Gjatë viteve të tij me Baselin, Xhaka ka arritur të shpallet pesë herë kampion, ndërsa ka fituar edhe 2 Kupa të Zvicrës.

Related posts

PRAPASKENA/ Si nisi KONFLIKTI mes Sampaolit dhe lojtarëve të Argjentinës (DETAJE)

Isa.Autor

SFIDA NDAJ CROTONE-S/ Lajm i mirë për “Kuqezinjtë”, titullari mposht COVID-19 dhe del në stërvitje

Delo.autor

Lovren “kërcënon” Harry Kane: Kroacia nuk ka asgjë për të humbur

Isa.Autor

Leave a Comment