Futboll Kategoria Superiore Sport

TIRANA-APOLONIA/ Kampionët e Superiores do të kërkojnë me çdo kusht 3 pikët (FORMACIONET ZYRTARE)

Luhet duke filluar nga ora 16:00, ndeshja mes Tiranës dhe Apolonisë në “Air Albania”, e vlefshme për javën e 26-të në Kategorinë Superiore.

Pritet një sfidë e luftuar nga të dyja ekipet, me bardheblutë që do të kërkojnë me çdo kusht 3 pikët ndërsa fierakët do të ishin të lumtur edhe me 1 pikë, ndonëse nuk do iu bënte shumë punë. Bardheblutë e Shehit kanë mundësi të afrohen me zonën europiane, duke përfituar kështu nga rezultatet e djeshme të ekipeve që mbajnë kreun e klasifikimit.

Të dy skuadrat në total, duke përfshirë të tria kompeticionet, janë ndeshur plot 45 herë, me bilancin: 37 fitore Tirana, 4 fitore Apolonia dhe 4 barazime. Në Superiore, janë ndeshur 37 herë gjatë 25 viteve të fundit. 31 fitore Tirana, 4 fitore Apolonia dhe vetëm 2 barazime. Fitorja e fundit e Tiranës, më 31 janar 2021: Apolonia-Tirana 0-1, me gol të shënuar nga Taulant Seferi.

FORMACIONET ZYRTARE:

Tirana: Bekaj, Ismajlgeci, Toshevski, Najdovski, Batha, Seferi, Torasa, Behiratçe, Celhaka, Halili, Toli. Trajner: O. Shehi

Apolonia: Harizaj, Asllanaj, Mihana, Smaçi, Levendi, Sota, Omeri, Shanaj, Sota, Diop, Haxhiu. Trajner: F. Kamarata

Related posts

E BUJSHME NGA ITALIA/ Nis revolucioni i Pirlos tek Juventus, ja 8 skarcimet nga grupi aktual

Delo.autor

Kolektivi, centimetrat dhe 5 diferencat mes Juventus dhe Napoli

Sadik.Autor

Publikohen formacionet zyrtare/ Suedia i beson dyshes Berg-Toivonen

Sadik.Autor

Leave a Comment