Bundesliga Futboll Sport

“U NJOHA ME NJË BURRË I CILI NUK E KISHTE IDENË KU LUANTE LEWA”/ Nëna e sulmuesit polak: Qava shumë në momentin që…

E ëma e sulmuesit polak, Robert Levandovski ka rrëfyer jetën e saj në një revistë polake, teksa ceku dhe momentet më pikante të jetës së saj me Levandovskin ndër to momentin kur qau kur Bajerni fitoi Ligën e Kampionëve.

Iuona Levanodvski i habiti të gjithë teksa u shpreh se burri që ka në krah nuk e dinte se ku luante Levandovski.

‘’Kur u dëgjua bilbili i fundit i arbitrit gjatë finales së Ligës së Kampionëve, nuk e besoja se ndeshja kishte mbaruar. Familja ime filloi të më përqafonte dhe nuk mund ta besoja që dëshira më e madhe e Robertit ishte realizuar vërtet. Unë qava shumë në atë moment.

Jam shumë e dashuruar, pas 16 vitesh në vetmi takova një burrë fantastik. Ai e dinte që kisha një djalë futbollist, por nuk i’a kishte idenë se ku luante.

Jaçek është një artist, punon si skulptor, rregullon kopshte, ka shumë pasione, por futbolli nuk është një mes tyre. Vetëm me mua ai mëson futboll. Pak nga pak, unë i nënshtrohem magjepsjes time me këtë sport, por bota nuk është vetëm futboll. Ai më pa si Iuona, jo si nëna e Robert Levandovskit prandaj dhe funksionoi’’, u shpreh e ëma e sulmuesit polak.

Related posts

Mbappe: Nuk ishte e lehtë me këtë sistem, por jemi të kënaqur

Delo.autor

SUPERGOLI/ RASHICA SHËNON SI MESSI: Volfsburg merr kreun e renditjes (VIDEO)

Isa.Autor

ZYRTARE/ Nuk ka më dyshime, ish-lojtari i Skënderbeut firmos me skuadrën e re. Ja ku do të luajë…

Delo.autor

Leave a Comment