Futboll Sport

“TË GJITHA KLUBET QË KRIJUAN SUPER LIGËN MË ZHGËNJYEN”/ Djali i Maradonës: Boll fituat para në kurriz të ekipeve të tjera

Djali i Maradonës, Maradona Xhunior i ka habitur të gjithë me deklaratën e tij të fundit në Itali, teksa sulmoi ashpër Juventusin dhe pjesëmarrjen e tyre në Super Ligën e Europës.

Argjentinasi u shpreh se është absolutisht kundër kësaj ideje dhe klubet duhet të mos fitojnë para në kurriz të njëra tjetrës.

‘’Të gjitha klubet që krijuan Super Ligën më zhgënjyen. Me këtë marrëveshje ato 12 ekipe treguan që duan të fitojnë para në kurriz të ekipeve të tjera. Të gjithë duhet të kenë të drejta të njëjta. Krijimi i këtij kompeticioni, nga ana tjetër, shkon në drejtim të kundërt me parimet e futbollit.

Skuadrat e mëdha të futbollit duhet të parandalojnë këtë veprim. Shpresoj që lojtarët gjithashtu të jenë të vetëdijshëm dhe të tërhiqen vetë, përndryshe ata nuk duhet të luajnë më për ekipin kombëtar.

Juvja? A mund të më thuash pse Juventusi është në këtë Super Ligë? Çfarë do aty një ekip të ka fituar Champions-in për herë të fundit në vitin 1996.  Për të mos përmendur Arsenalin dhe Milanin. E përsëris, për mua Super Liga duhet të ndalet menjëherë’’, u shpreh djali legjendës argjentinase.

Related posts

E PAPRITUR/ Krizë te Kosova, futbollisti “rebelohet” ndaj Shalandit. Gati të marrë vendimin ekstrem

Delo.autor

MOTO GP/ Hapen dyert, 100 mijë tifozë për garën e lamtumirës të “Doktor” Rossi

Delo.autor

NDESHJET E NËNTORIT/ FSHF-ja gati 45 mijë euro për të sjellë Kumbullën në Shqipëri, Reja në ankth

Delo.autor

Leave a Comment