Futboll La Liga Sport

“VENDIMI PËR TË QËNDRUAR ËSHTË…”/ Koeman zihet ngushtë, ja çfarë thotë për të ardhmen e Messit…

Ronald Koeman është i etur për ta parë Lionel Messin pjesë të Barcelonës  edhe shumë vite, por thotë se nuk do të hedhë dritë mbi bisedimet e rinovimit të kontratës me gjashtë herë fituesin e “Topit të Artë”.

Spekulimet mbeten të përhapura në lidhje me lëvizjen e ardhshme të 33-vjeçarit, teksa Manchester City dhe PSG mbajnë nën vëzhgim ngjarjet në Katalonjë. Ndërkohë, Messi ka nisur të shkëlqejë në fushë dhe po luan përsëri me buzëqeshje në fytyrë.

Pas fitores 5-2 ndaj Getafe, Koeman u pyet përsëri për të ardhmen e Messit dhe iu tha gazetarëve: “Edhe nëse do të kisha folur me Leo, nuk do t’ju tregoja. Vendimi për të qëndruar është në duart e tij. Ai kurrë nuk ia lejon vetes të shpërqendrohet nga fusha e blertë. Kjo duket në lojën e tij. Nuk diskutohet, kemi shumë nevojë për të. Ai ishte përsëri vendimtar. Le të shpresojmë se do të qëndrojë për shumë vite”.

Related posts

VIDEO/ Kevin Gameiro çon në epërsi Atleticon. Ja goli

Q.Autor

“JU SHPJEGOJ PSE IBRA BËN AKOMA DIFERENCËN”/ Nocerino: Nuk ka kuptim ajo që po ndodh me Insigne

Delo.autor

PARTIZANI me hap KAMPIONI/ Të kuqtë mposhtin Luftëtarin dhe rimerrin kreun

Isa.Autor

Leave a Comment